By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Draft-Statuti’ i ndarjes së sovranitetit në dysh!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > ‘Draft-Statuti’ i ndarjes së sovranitetit në dysh!
Opinion

‘Draft-Statuti’ i ndarjes së sovranitetit në dysh!

Kosova Times
Last updated: 2023/12/04 at 9:15 AM
Kosova Times Published December 4, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Sipas përmbajtjes preliminare të ‘Draft-Statutit të Asociacionit, fillimisht do të kemi të bëjmë me dy sisteme paralel të arsimit dhe shëndetësisë, të cilat më pas do t’na çojnë në ndarje juridike të dy etniteteve në Kosovë.

Draft me dykuptimësi dhe interpretime të dyfishta

‘Draft-statuti i Asociacionit’ i mbajtur i fshehur për javë të tëra, më në fund u bë publik, iu dorëzua Qeverisë dhe Opozitës nga Bashkimi Europian, draft i cili është publikuar edhe në mediat e shkruara dhe elektronike.

Shkrimi në hyrje të ‘Draftit’, ku thuhet: “Në respektim të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, lenë për të nënkuptuar sovranitetin e dyfishtë të shtetit të Kosovës, të ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve.

Që në fillim të ‘Draftit’ vërehet objektivi primar, i dhënies së kompetencave të posaçme komunitetit serb në Kosovë!

Në shumicën e Neneve dhe paragrafëve të këtij ‘Draft-Statuti’ për Asociacionin ndeshemi me paqartësi dhe dykuptimësi, të cilat më pas do t’iu përshtaten rrethanave kohore.

Filluar nga Neni 12, i bashkëpunimit me Serbinë, e deri tek Neni i fundit kemi dykuptimësi dhe hapësira për interpretime të dyfishta. Madje në Nenet 13 dhe 14 vërehen qartë kompetencat specifike dhe ekzekutive, ku Asociacioni ka të drejtë të nxjerr rregullore dhe të merr vendime të pavarura nga institucionet qendrore.

Nenet e sipërpërmendura e përcakton qartë funksionimin paralel të sistemit shëndetësorë dhe arsimor të Serbisë në Kosovë. Pra, do t’i i kemi dy rrjete paralele arsimore dhe shëndetësore: Rrjetin Arsimor të Kosovës dhe Rrjetin Arsimor Serb të Kosovës, do ta kemi Rrjetin Shëndetësor të Kosovës dhe Rrjetin Shëndetësor Serb të Kosovës.

Kësisoj, Rrjeti Arsimor dhe Rrjeti Shëndetësor Serb i Kosovës fillimisht do të funksionojnë si “ofrues privat” me Serbinë si kontribut dhënëse financiare me zyrat e saj të vendosura në Kosovë.

Paradoksalisht, këta “ofrues privat” të sistemit arsimor dhe shëndetësorë do të marrin edhe licencë operimi në përputhje me ligin në fuqi! Kjo është ajo dykuptimësia apo më mirë të themi, ndarja e sovranitetit të Kosovës në dysh, mes Kosovës serbe dhe asaj shqiptare!

Në momentin e themelimit të Asociacionit, “ofruesit privat” të arsimit dhe shëndetësisë serbe që vijnë nga Serbia në Kosovë do të lirohen nga të gjitha obligimet doganore me rastin e sjelljes së teksteve shkollore, barnave dhe pajisjeve tjera shëndetësore!

Se vërtetë kemi të bëjmë me sovranitet të dyfishtë dhe sistem paralel të rasimit dhe shëndetësisë në Kosovë, e thotë paragrafi në vijim: “Funksionimi i këtyre rrjeteve në asnjë mënyrë nuk do të kufizojë apo pengojë sistemin ekzistues të shkollave publike në Kosovë dhe të sistemit të kujdesit publik shëndetësorë në Kosovë”!

Meqë ‘Draft-Statut’ është me afat të përkohshëm-dy vjeçar dhe pa kompetenca eksplicite ekzekutive, do të jetë në monitorim ndërkombëtar. Mirëpo, askund nuk parashihet se çfarë do të ndodhë pas dy viteve me të drejtat dhe aspektet ligjore të këtij Asociacioni!

You Might Also Like

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

Kosova Times December 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Në QKUK kryhet një intervenim kirurgjik i rrallë

Kosova Times Kosova Times October 30, 2025
PE diskuton për të ardhmen e Shengenit, rikthimin e kontrolleve në kufi
MPB: Zjarrfikësit po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarreve në Prevallë
Vetëm në Prishtinë për një javë u konfiskuan gjashtë armë zjarri
T’i përqafosh dallimet: Sindroma Down s’e pengon Ndaloren të punojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?