By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi vizitoi Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi vizitoi Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës
Lajme

Bislimi vizitoi Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/04 at 8:21 PM
Kosova Times Published December 4, 2023
Share
SHARE

“Iniciativa për krijimin e Qendrës mbështetëse për studentët me nevoja të veçanta në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, është një përpjekje e rëndësishme që synon të promovojë përfshirjen dhe zhvillimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës”. 

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës së tij në Qendrën e themeluar së fundmi të studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe mbështetës, në mënyrë që kjo Qendër të jetë një burim i vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme.

Gjatë vitit të kaluar i cili u shpall viti i personave me nevoja të veçanta, Qeveria ndërmori iniciativa të ndryshme ku shprehu përkushtimin e saj ndaj studentëve me nevoja të veçanta.

Për të ndihmuar në kushtet e tyre, ndau laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës, si dhe në institucionet para-universitare rriti numrin e të punësuarve të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta.

Kjo e fundit u përmend dhe vlerësua si pozitive dhe nga Raporti për Vendin, por kemi ende shumë për të bërë për fëmijët e studentët me nevoja të veçanta në Kosovë të cilët përballen me sfida të ndryshme sa i përket përfshirjes në institucionet edukativo-arsimore.

Gjithashtu edhe Masa 1.6 për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ka synuar që edhe punësimi të jetë sfidë e cila adresohet për krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta edhe në punësim. Kjo masë përveç që synon nxënien e shkathtësive, ka objektiv edhe punësimin e qëndrueshëm të tyre.

Ne besojmë fuqishëm se arsimi është instrumenti thelbësor për të ndryshuar të ardhmen e përmes arsimit gjithëpërfshirës rrisim edhe mundësinë për punësim.

Ndërthurja e bashkëpunimit e koordinimit edhe me partnerë tanë është një aspekt i rëndësishëm i realizimit të këtij projekti, por edhe një vlerë e shtuar që ndihmon në forcimin e iniciativës sonë për përmirësimin e mundësive arsimore.

Gjithëpërfshirja dhe mbështetja e studentëve me nevoja të veçanta nuk është thjesht një detyrë programore, por një mision substancial e vleror.

Në këtë vizitë ishte prezent dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe pjesëmarrës nga organizata joqeveritare e shoqëria civile dhe studentë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times December 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve

Kosova Times Kosova Times May 19, 2025
Femrat sulmojnë policët në Prizren
Farat e Çernobilit: Si lindi termocentrali i parë bërthamor?
Komisioni i jashtëm organizon konferencë për diplomaci, siguri dhe integrim
Vuçiq: Vrasja e policit nuk iu desh askujt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?