By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit
August 26, 2025
Rohde: Mungesa e vullnetit politik pengon zgjidhjen e krizës në Kosovë
August 26, 2025
Forcohet bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe GIZ-it
August 26, 2025
KDI: Votimi për nënkryetarët nga komunitetet duhet të bëhet në pako
August 26, 2025
Hargreaves përshëndet zgjedhjen e Bashës dhe kërkon formimin e Kuvendit
August 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq dhe Lajçak bisedojnë për çështjet e hapura në dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq dhe Lajçak bisedojnë për çështjet e hapura në dialog
Rajon / Botë

Vuçiq dhe Lajçak bisedojnë për çështjet e hapura në dialog

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 4:47 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë serioze dhe të përgjegjshme dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, lidhur me çështjet e hapura në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me Lajçakun, Vuçiq ka përsëritur se Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Mirosllav Lajçak mbi çështjet e hapura në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne do të vazhdojmë të luftojmë që ta ruajmë shtetin dhe popullin tonë, duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Lajçak vizitoi Beogradi katër ditë pasi qëndroi në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas atij takimi është thënë se përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt.

Lajçak u ka thënë gazetarëve në Prishtinë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar disa tema, përfshirë atë të riregjistrimit të veturave me targa serbe në RKS (Republika e Kosovës).

Ai ka përmendur se afati për riregjistrim skadon më 31 tetor dhe se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të dijë se cilat janë planet në këtë drejtim.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Eurotopics: Midis Trump dhe Putin – A po zvogëlohet roli i Evropës?

Kundërsulmet ukrainase eliminuan një pikë të rrezikshme të spikatur pranë Pokrovskut

Droni ukrainas rrëzohet në Estoni

VIDEO: Boeing me 250 pasagjerë pëson defekt në motor, bën ulje emergjente në Siberi

Mëngjesi Kombëtar i Lutjes në Kiev: I dërguari i SHBA-së Kellogg thotë se Trump kërkon paqe për Ukrainën

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Liderët arabë mblidhen në Bahrejn për të diskutuar për Gazën

Kosova Times Kosova Times May 16, 2024
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
MPB priti në takim delegacionin nga Akademia e Drejtësisë së Karolinës
Daçiq: “Zeljka Cvijanoviq duhet të shkojë në Nju Jork për shkak të Rezolutës, por pyetja është nëse do të marrë vizë!”
Shoqëria civile me kritika për seancën e fundit të Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?