By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy ditë në Berlin: Ku të shkoni, çfarë të shihni
June 12, 2025
Begaj kujton 26-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
June 12, 2025
KQZ: Partitë kanë afat deri më 23 qershor t’i deklarojnë koalicionet
June 12, 2025
Mbahet takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës së Jugut e Veriut
June 12, 2025
Krasniqi për Bukoshin: Kontributi i tij, pjesë e kujtesës sonë historike
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova del sërish keq në testin PISA; Nagavci: Rezultatet ishin të pritshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova del sërish keq në testin PISA; Nagavci: Rezultatet ishin të pritshme
Lajme

Kosova del sërish keq në testin PISA; Nagavci: Rezultatet ishin të pritshme

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 12:53 PM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE

Nga 80 vendet pjesëmarrëse, Kosova renditet në listën e dhjetëshes së fundit në studimin ndërkombëtar të arsimit – testin PISA, që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar, në lexim, matematikë dhe shkencë.

Rezultati është publikuar sot nga Ministria e Arsimit. Arsyetim i këtij rezultati në rënie sipas tyre ka qenë koha paspandemike e mësimi në distancë. Në këtë testim kanë marrë pjesë 6,027 nxënës nga 229 shkolla, teksa matematika sivjet ka qenë fokusi kryesor.

“Kosova është e 73-ta në matematikë nga 80 vendet pjesëmarrëse. Ka rënie nga viti 2018 prej 11 pikëve. Rënien më të madhe nga të gjitha shtetet e ka Shqipëria, me rënie prej 69 pikë krahasuar me vitin 2018”, ka deklaruar zyrtari i MASHTI-t, Fatmir Elezi.

Në lexim Kosova është e 74-ta nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, ka rënie prej 11 pikësh nga rezultatet e PISA-s në vitin 2018. Ndërkaq, në shkencë Kosova radhitet e 76-ta, me 6 pikë rënie nga rezultati i 2018-s.

“Rezultatet që janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që në këtë cikël të testimit, pra pranverën e vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë, koha kur mësimi është zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje jo të vogla”, ka deklaruar e para e arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo ka thënë se kjo rënie e rezultateve nuk vlen vetëm për Kosovën, por është situatë rajonale. Ministrja ka theksuar se do të kujdesen për përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore.

“Nga tekstet shkollore të analizuara në pikëpamje akademike nxjerrim në pah abstrakte teorike të lëndës. Sipas raportit, kjo krijon refuzim të nxënësve, që mund të marrin informata nga burime tjera të ndryshme”, ka thënë Nagavci.

You Might Also Like

Begaj kujton 26-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

KQZ: Partitë kanë afat deri më 23 qershor t’i deklarojnë koalicionet

Mbahet takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës së Jugut e Veriut

Krasniqi për Bukoshin: Kontributi i tij, pjesë e kujtesës sonë historike

Prizreni nderon Ditën e Çlirimit, qytetarët marshojnë deri te Shatërvani

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Specialja lë në paraburgim Shalën

Kosova Times Kosova Times September 10, 2024
Trupi i Navalny iu dha nënës së tij
Qeveria e Kosovës hesht ndaj kërkesës së Hovenierit për Asociacionin
Rusia: 6 vjet e 10 muaj për 72-vjeçarin SHBA për mercenarizëm
Pensionohet Naser Gjinovci, legjendë e rock-ut, por edhe punëtor i RTK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?