By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar
June 9, 2025
Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GTA 6: Gjithçka që dihet për lojën më të shumëpritur të dekadës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > GTA 6: Gjithçka që dihet për lojën më të shumëpritur të dekadës
Teknologji

GTA 6: Gjithçka që dihet për lojën më të shumëpritur të dekadës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 6:11 PM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE

AFP

Admiruesit nga e mbarë bota i pushtoi një ngazëllim i madh në orët e para të 5 dhjetorit kur Rockstar Games publikoi skena nga Grand Theft Auto VI – videoloja më e shumëpritur e dekadës.

Pamjet e para nga pjesa e ardhshme e serisë së famshme u publikuan pas shumë vitesh spekulime për qytetin, personazhet dhe atmosferën e GTA 6.

Si duket loja?

Skenat e prezantuara shfaqin të ashtuquajturin Vice City, në shtetin Leonida, në cilësi marramendëse – që përbën një avancim të madh nga grafika e GTA 5, e publikuar 10 vjet më parë.

Bëhet fjalë për një version fiktiv të Majamit, në Florida, ku ishte bazuar loja e popullarizuar e vitit 2002, “Grand Theft Auto: Vice City”.

Skenë nga loja GTA 6.
Skenë nga loja GTA 6.

Të shoqëruara nga tingujt e këngës “Love Is a Long Road” nga Tom Petty, skenat nga GTA 6 përmbajnë gjithçka që njerëzit nga të katër anët e botës i duan – ose i urrejnë – në serinë e famshme: ndjekje të çmendura me vetura të shpejta, një botë e madhe e paraqitur hollësisht, gra me pak rroba mbi trup, dhe referenca të shumta që tallen me kulturën e mediave sociale.

Sam Houser, themelues i Rockstar-it, ka thënë se GTA 6 “vazhdon përpjekjet tona për t’i shtyrë kufijtë e së mundurës në përvoja tejet interaktive në botën virtuale”.

Cili është ndryshimi më i madh?

Për herë të parë, një lojë GTA do të ketë një grua në mesin e protagonistëve. Rolin kryesor në skenat e prezantuara nga loja e ka Lucia, e prezantuar në atë që duket të jetë burg, me një uniformë të portokalltë.

Ajo, më vonë, shfaqet duke u lidhur me një burrë – emri i të cilit nuk bëhet i ditur gjatë skenave. Dyshja shihet me maska, duke plaçkitur dyqane, dhe duke ikur me veturë nga ndjekësit.

Protagonistja Lucia dhe partneri i saj në GTA 6.
Protagonistja Lucia dhe partneri i saj në GTA 6.

Prezantimi i Lucias – dhe fokusi në të gjatë skenave – u bë pas dekadash kritika kundër Rockstar-it për pasqyrimin e grave në lojërat e tij, në veçanti pazotësinë e tyre, dhe dhunën e denigrimin që ato pësojnë.

“Nga ajo që mund të shohim në këtë fazë… Është vendim i rëndësishëm, një që kompanitë e tjera të videolojërave nuk e kanë bërë në të kaluarën, në rastet kur mund të zgjidhen protagonistët”, ka thënë Esther Wright, historiane videolojërash në Universitetin e Kardifit.

Dhe, “është prapë po ajo GTA-ja që njerëzit e njohin dhe e duan”, ka shtuar ajo.

Një grua me bikini në GTA 6.
Një grua me bikini në GTA 6.

Kush do të mund të luajë GTA 6, dhe kur?

Ndonëse lojtarët u gëzuan nga ajo që panë prej GTA 6, ata ngelën paksa të zhgënjyer nga data e daljes në shitje të lojës, e cila u prezantua në fund të skenave: 2025.

Loja do të mund të luhet në aparatin PlayStation 5 të Sony-t dhe në aparatet Xbox Seria X dhe Seria S të Microsoft-it, ka bërë të ditur Rockstar.

Kompania nuk ka përmendur nëse do të nxjerrë versione të lojës që do të mund të luhen në kompjuterë apo telefona mobilë.

Një skenë nga GTA 6.
Një skenë nga GTA 6.

Si reaguan entuziastët?

Pati lëvdata pothuajse universale nga admiruesit e lojës në rrjetet sociale, ndërsa skenat u bënë menjëherë ndër temat më të diskutuara online.

“U rrëqetha”, komentoi @sachinbhujel909 në platformën për video, YouTube. “Të gjithë ne kemi qenë duke e pritur këtë një pjesë të jetës sonë… U prehshin në paqe ata që nuk arritën ta shihnin”.

Për mbi 15 orë, pamjet e para nga GTA 6 regjistruan më shumë se 65 milionë shikime në YouTube.

GTA 6 dhe temat e lidhura me të u bënë trendët kryesorë në mbarë botën në X, që më herët njihej si Twitter, pak pasi u publikua videoja me skenat e lojës.

Disa u tallën me faktin se sa gjatë do t’ju duhet të presin për ta luajtur lojën, teksa disa publikuan video që shfaqin njerëz duke zgjedhur një stil më të shëndetshëm jetese për të mbijetuar deri më 2025.

A s’ishte planifikuar që skenat të publikoheshin më vonë?

Rockstar kishte paralajmëruar se pamjet e para të lojës do të prezantoheshin në pasditen e së martës, sipas kohës evropiane.

Por, videoja me skenat e lojës rrodhi një ditë më herët, në X. Llogaria që e publikoi atë u pezullua shpejt, por rrjedhja e detyroi kompaninë ta publikojë reklamën zyrtare të lojës para kohe.

Disa u tallën për fatin e personit që publikoi videon, duke spekuluar se si Rockstar – një kompani e njohur për ruajtje të fshehtësive – mund ta ndëshkonte atë.

Përdoruesi i X, @vidsthatgohard, publikoi një fotografi të një shpërthimi në një shtëpi, me përshkrimin: “JOOOOO, e kapën atë që publikoi pamjet e GTA-së”.

Rockstar nuk është deklaruar rreth rrjedhjes së pamjeve, përveç që i është referuar asaj kur ka publikuar videon zyrtare.

You Might Also Like

Syzet inteligjente të Google: Përkthim dhe navigim në kohë reale për udhëtarët

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Formacioni zyrtar, Sylvinho zgjedh 11 luftëtarët kuqezinj

Kosova Times Kosova Times October 12, 2023
OKB-ja thotë se Ukraina po përjeton torturë kolosale
Kurti në festën e Krishtlindjes: mesazh për paqe, dashuri dhe mirënjohje
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Kosova pjesëmarrëse në garat mesdhetare për U12
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?