By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rashiq: INTERPOL-i lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rashiq: INTERPOL-i lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Lajme

Rashiq: INTERPOL-i lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

Kosova Times
Last updated: 2023/12/07 at 1:03 PM
Kosova Times Published December 7, 2023
Share
SHARE

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e Interpol-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

Radio Evropa e Lirë është në pritje edhe të një komenti nga MPB-ja e Kosovës.

Çka ndodhi në Banjskë?

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përmes një letre publike të lexuar nga avokati i tij më 29 shtator, Radoiçiq tha se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai e mohoi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë në këtë sulm.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, u mor në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe u ngarkua me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi, por ia konfiskoi dokumentet.

Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse udhëheqjen shtetërore të Serbisë për sulmin, ndërsa Serbia e mohoi përfshirjen dhe drejtoi gishtin kah serbët e Kosovës.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se MPB-ja do të kërkojë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.

Atëkohë, Sveçla tha se hetimet e kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.

Mediat në Serbi raportuan se INTERPOL-i ka lëshuar urdhërarreste edhe për 11 persona të tjerë, por REL-i nuk arriti ta konfirmojë informacionin në mënyrë të pavarur.

Bazuar në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara nga tetori i këtij viti, UNMIK-u ndihmoi në lëshimin e 44 urdhërarresteve dhe 12 kërkesave për ekstradim në Kosovë nga vendet anëtare të INTERPOL-it.

Në bazë të kërkesave për informacion u hapën edhe 640 lëndë të reja. Në total, 974 lëndë, që kanë të bëjnë me territorin apo banorët e përhershëm të Kosovës, janë ende të hapura.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times December 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri: PDK e gatshme për zgjedhje, kërkon që ato të mbahen me 9 qershor

Kosova Times Kosova Times March 29, 2024
VIDEO Çfarë lloj arme të re të fuqishme ka krijuar Ukraina?
Lukashenko thotë se ai e mbështet pa kushte Rusinë
Osmani pas miratimit të raportit: Me aleatët drejt anëtarësimit në KiE
Rusia ka teknologji për të spiunuar përdoruesit e mesazheve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?