By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri i Jashtëm iranian: Do të shkoj te Putini
June 22, 2025
BE bën thirrje për përmbajtje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit
June 22, 2025
NBC News: SHBA-të përgatiten për hakmarrje të mundshme iraniane
June 22, 2025
Ministri i Jashtëm paralajmëron për “pasoja të përjetshme” pas sulmeve amerikane
June 22, 2025
Arrestohen pesë persona për lëndim të rëndë trupor në Shtime
June 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse mungoj Dita e Zisë për Liridonen?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pse mungoj Dita e Zisë për Liridonen?!
Opinion

Pse mungoj Dita e Zisë për Liridonen?!

Kosova Times
Last updated: 2023/12/08 at 7:08 PM
Kosova Times Published December 8, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Muaji Nëntor, muaji i festave të mëdha kombëtare u kthye në muaj kobzi për motrat dhe nënat shqiptare. Pas zhdukjes së mistershme më 9 Nëntor 2015 të Donjeta Pajazitajt, e cila rezultojë të jetë e dhunuar dhe më pas e vrarë mizorisht, vrasja makabre e Liridona Ademajt është vrasja më e rëndë e ndodhur ndonjëherë ndër shqiptarë!

Mungesa e ndjesisë njerëzore

Për mua, si analist dhe qytetar i zakonshëm i këtij vendi, mbetet i pajustifikueshëm fakti pse drejtuesit e institucioneve shtetërore (kryeministri dhe presidentja) nuk e shpallen Ditë Zie ditën e rivarrimit të Liridona Ademajt!!!

Fati tragjik e deshi që gjatë fushatës 16 ditore Kundër Dhunës Gjinore të ndodhin disa raste të dhunës mbi baza gjinore, madje ndodhi edhe njëra nga vrasjet më makabre të Nënës 30 vjeçare, por të gjitha u përdoren për marketing politik gjatë fushatës “vetëdijesuese”!

E vetmja gjë “pozitive” është termi “Femicid” që e shpikën pushtetarët, i cili i ka vënë në lajthitje qytetarët e zakonshëm, se mos vallë është ndonjë preparat farmaceutik për t’i ndaluar vrasjet e vajzave dhe grave në Kosovë!

Të flitet aq shumë dhe aq gjatë nga të gjithë, të ndjehen aq të tronditur dhe të shqetësuar të gjithë dhe të mos i bie askujt ndërmend për shpalljen e Ditës së Zisë për Liridona Ademaj, për aq sa është anakronike, është edhe imorale.

Mbështetja gojore për familjen e Liridona Ademajt pa mbështetjen morale dhe materiale njëkohësisht mbetet më shumë hipokrizi e më pak ndjesi njerëzore.

Ndodhë kështu kur familjarët e viktimave nuk janë të pasur ose janë gjysmë të varfër, ndodhë kështu kur familjarët e viktimave nuk janë të lidhur me pushtetarët apo të fortët e politikës në Kosovë!

Përdorimi nga ana e pushtetarëve e akteve të dhunës gjinore dhe i rastit më tragjik në fushatën Kundër Dhunës Gjinore, pa e demonstruar në vepër dhimbjen shpirtërore me aktin moral të “Ditës së Zisë” kombëtare në shenjë dhimbje dhe solidarizimi me familjen e Liridona Ademajt, është pak më tepër se papërgjegjësi shtetërore, është abuzim me dhimbjen familjare dhe mbarëkombëtare!

Nuk është thënë kot, “Një vepër e mirë më e vlershme sesa një mijë fjalë”. Dita e Zisë kombëtare do të ishte qetësim shpirti për prindërit e Liridones dhe familjarët në përgjithësi. Dita e Zisë do të ishte vlerëmadhe dhe shumëdimensionale si kundërpërgjigje serioze ndaj aktit monstruoz! Jam thellësisht i bindur se, sikur familja e Liridona Ademajt të ishin të lidhur me krerët e politikës në Kosovë, që në ditën e varrimit të saj do të shpallej Ditë Zie!

Por, edhe pse ndodhi zhvarrosja dhe rivarrimi, prapë se prapë mungoj Dita e Zisë për Liridonen!

Fillimi i mbarë i drejtësisë në rastin e Liridones është shpresëdhënës. Lutem që fati i zbardhjes së të gjitha rrethanave të rastit dhe dënimi të jenë në përputhje me peshën e krimit, e të mos ndodhë assesi kontrabandimi i drejtësisë sikurse në rastin e Donjeta Pajazitit!

You Might Also Like

Mendimi i një ekonomisti ukrainas mbi sulmin e SHBA-së ndaj Iranit

Samiti i ardhshëm i NATO-s: Pikëpamjet e Ekspertëve të Grupit të Krizave

Gjuha vrastare e politikës banale

35 herë të turpëruar dhe dështuar, injorim i pafalshëm i votës qytetare

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Kosova Times December 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Këngëtarja e njohur është shfaqur në një numër të nxehtë, fansat janë habitur…

Kosova Times Kosova Times October 25, 2022
Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit u mbajt koncert operistik
Pesë qytetarë të Krimesë u dënuan me burgim për spiunazh
Ish misi ne pranga: Policia i gjeti një kallashnikov në shtëpinë e saj…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?