“LDK dëshmoi vlerat e saj identitare të organizimeve të brendshme si kulmim i demokracisë dhe mobilizimit të demokracisë. Ne sot bashkërisht bartim përgjegjësinë për shtrirjen e programit tonë gjithandej nëpër Kosovë”.

Abdixhiku tha se aktivizimi politik nuk kufizohet vetëm në salla, e as në beteja të brendshme.  Kjo sipas tij bëhet tek njerëzit, bëhet në çdo qytet, çdo fshat në çdo anë.

Sipas tij ata e presin, punën e tyre. “Kemi punuar në momente të vështira, kur pak kush ka besuar në ringritjen tonë të shpejt, kemi punuar në momente të rënda kur shumë kush nuk e ka dashur konsolidimin tonë të shpejt”, tha pos tjerash ai.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar angazhim nga strukturat e partisë, degët e nëndegët, duke thënë se ata që nuk angazhohen dhe që s’punojnë nuk kanë vend në parti.