By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Kufiri Administrativ”: Një kthesë e rrezikshme për Sovranitetin e Kosovës!
July 22, 2025
Kaos në Greqi: Demonstruesit kundër gjenocidit në Gaza nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike
July 22, 2025
Vetëndëshkim, ryshfet, uri, kufoma në pyje… Histori të frikshme të ushtarëve rusë po përhapen
July 22, 2025
Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene
July 22, 2025
Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00
July 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Për Policinë e Kosovës kemi rritur buxhetin për 30%
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Për Policinë e Kosovës kemi rritur buxhetin për 30%
Lajme

Sveçla: Për Policinë e Kosovës kemi rritur buxhetin për 30%

Kosova Times
Last updated: 2023/12/09 at 4:31 PM
Kosova Times Published December 9, 2023
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me protestën e njësiteve elitare të Policisë së Kosovës, të mbajtur sot para ndërtesës së Qeverisë. Ai është shprehur se Ministria e Brendshme ka bërë maksimumin e mundësive për të trajtuar secilin njësit të Policisë së Kosovës, ashtu siç e meriton.

Ministri Sveçla, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur angazhimin e ministrisë, të cilin e drejton ai, për përmirësimin e kushteve të punës, si dhe ngritjen e kapaciteteve në luftën kundrejt krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

“E gjithë përpjekja jonë është që me mundësitë që kemi të ulim pabarazinë edhe brenda profesionit edhe mes profesioneve të ndryshme. Në qasjen tonë, paga asnjëherë nuk ka qenë e shkëputur nga kushtet e tjera të punës që përbëjnë një aspekt esencial të trajtimit të punëtorëve të secilit sektor, ndër këta sigurisht edhe Policia e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai, mes tjerash, përmendi edhe rritjen e buxhetit  për Policinë e Kosovës, ku, sipas tij, kjo është bërë në masën 30% , ndërkaq në investime kapitale rritja është prej 300% derisa buxheti për pajisje operacionale, sipas ministrit Sveçla,që ka qenë më pak se gjysmë milioni, sot është mbi 9 milionë euro apo 21-fish më shumë.

Ministri Sveçla përmendi edhe shërbimet shëndetësore, që është arritur të bëhet përmes një marrëveshjeje me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit përmes së cilës të gjitha shërbimet shëndetësore në të gjitha rajonet e Kosovës, do të ofrohen për zyrtarët policorë me prioritet dhe pa asnjë pagesë”, ka shkruar Sveçla.

Ndërkaq për Njësitë Speciale, sipas ministrit Sveçla, ka pasur dhe vazhdojnë ta kenë mbështetjen më të madhe, si në aspektin financiar, ashtu edhe me ngritjen në strukturë.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme për detyrë e kemi të mendojmë e përkujdesemi për tërësinë dhe kështu duke u lëshuar në secilën prej 9 agjencive ekzekutive e pastaj trajtim specifik për njësitë përbrenda secilës agjenci veç e veç, gjithnjë duke pasur parasysh mundësitë reale dhe qasjen e drejtë”, vuri në dukje ministri Sveçla, teksa shtoi se është bërë maksimumi që përbrenda mundësive të trajtohet secili njësit i Policisë së Kosovës, ashtu siç e meriton.

You Might Also Like

Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene

Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00

Haxhiu e Hennessey vizitojnë Qendrën Korrektuese të Dubravës

Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë atsh

Osmani sot mban konferencë, i drejtohet Kushtetueses

Kosova Times December 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MPJD: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, mbahet mend për ndalimin e gjenocidit

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Biserko: Zgjedhjet në Podgoricë janë provë për forcat pro Malit të Zi, Beogradi do të luajë me Milatoviqin
Fitoret virtuale te Serbise: Pikepamjet personale te Drashkoviqit
Kosova mëson kundërshtarët për EURO 2026
Gazetarët në veri nën rrezik të vazhdueshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?