By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
August 9, 2025
Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit
August 9, 2025
Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit
August 9, 2025
Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës
August 9, 2025
MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tesla i tërheq mbi dy milionë vetura nga tregu amerikan për shkaqe sigurie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Tesla i tërheq mbi dy milionë vetura nga tregu amerikan për shkaqe sigurie
Teknologji

Tesla i tërheq mbi dy milionë vetura nga tregu amerikan për shkaqe sigurie

Kosova Times
Last updated: 2023/12/13 at 7:36 PM
Kosova Times Published December 13, 2023
Share
SHARE

Tesla ka njoftuar të mërkurën se do t’i tërheqë mbi dy milionë vetura nga rrugët në Shtetet e Bashkuara të cilat janë të pajisura me sistemin e avancuar ndihmës-shofer, apo autopilot, pasi një rregullator i sigurisë ngriti shqetësime për sigurinë e këtij sistemi.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut (AKST) tha se ka dy vjet që është duke e hetuar kompaninë për prodhimin e veturave, e cila udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk, për të parë nëse veturat Tesla garantojnë se shoferët janë të vëmendshëm kur e përdorin autopilotin.

Besohet se tërheqja e të gjitha këtyre veturave do të bëhet nga rrugët amerikane.

Tesla tha se kontrollet softuerike të sistemit autopilot “mund të mos mjaftojnë për t’i parandaluar shoferët nga keqpërdorimi i autopilotit” dhe mund ta rrisë rrezikun për përplasje.

Ann Carlson nga AKST tha për Reuters në gusht se “është shumë e rëndësishme që sistemet për vëzhgimin e shoferëve ta kenë parasysh se njerëzit i besojnë teknologjisë më shumë seç duhet”.

Autopiloti i Teslës ka për qëllim t’ua mundësojë veturave drejtimin e timonit, gazin dhe frenimin në mënyrë automatike vetëm brenda korsisë së tyre, ndërsa autopiloti i avancuar mund të ndihmojë edhe në ndërrimin e korsisë në autostrada, por nuk i bën veturat plotësisht të pavarura në vozitje.

Tesla nuk ka treguar nëse do t’i tërheqë veturat edhe nga shtetet e tjera, përveç ShBA-së.

Një zëdhënës i Ministrisë së Transportit të Italisë tha se nuk është i vetëdijshëm nëse në Itali do të ndërmerren veprime të njëjta.

Rregullatorët në Gjermani kanë thënë se po i shikojnë këtë çështje.

You Might Also Like

Refuzoi 1.5 miliardë dollarët e Zuckerbergut dhe i qëndroi besnike ekipit të saj

Si ta dallojmë të vërtetën nga e rreme në botën e inteligjencës artificiale?

OneHost zgjerohet në SHBA – kompania kosovare hap zyrën e saj në Amerikë

Zhvilluesit e inteligjencës artificiale kanë frikë se ata vetë së shpejti do të ndalojnë së kuptuari se si funksionon

Google sjell në Itali inteligjencën artificiale që gjeneron video nga teksti, një logo për t’i dalluar ato

Kosova Times December 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Osmani: Mbështetja e Clintonit për Kosovën, pasqyrim i vlerave amerikane

Kosova Times Kosova Times March 19, 2025
Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, do t’i shërbejë gjithë qytetarëve
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Lidhet në një pemë pasi refuzoi të shkonte në luftë
Përmbytjet në Itali vdesin njerëz, anulohet gara e madhe të Formula 1
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?