By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonci në Departamentin e Mbrojtjes, merr mbështetje për FSK-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Maqedonci në Departamentin e Mbrojtjes, merr mbështetje për FSK-në
Lajme

Maqedonci në Departamentin e Mbrojtjes, merr mbështetje për FSK-në

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 4:17 PM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Në vazhdën e vizitave që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është pritur sot në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, nga ku mori mbështetje për zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me ShBA-të. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri kryesor dhe strategjik Kosovës.

Në Departamentin Amerikan, Maqedonci u prit nga zëvendëssekretarja e Mbrojtjes, Sasha Baker.

Po ashtu, ministri kosovar pati takime dhe me ndihmëssekretaren e Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Wallander, ndihmëssekretaren e Mbrojtjes për Evropë dhe NATO, Lisa Sawyer, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, njofton Zyra për Informim me MB.

Në takim është diskutuar për raportet bilaterale ushtarake, planin e tranzicionit, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta si dhe konsultimet rreth planit bilateral të mbrojtjes që do të diskutohet në fillim të vitit 2024.

Zëvendëssekretarja Baker, sipas të njëjtit njoftim, ka shprehur mirënjohje për kontributin e Kosovës për stabilitetin e regjionit të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen që Kosova po jep për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit rus.

“Gjithashtu, në takim u ri konfirmua synimi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe vazhdimin e koordinimit të përbashkët për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në regjion dhe më gjerë”.

Vizitën në Departamentin e Mbrojtjes ministri Maqedonci e vazhdoi me takimin me ndihmëssekretarin e Ushtrisë së ShBA-së për blerje ushtarake, logjistikë dhe teknologji, Douglas Bush. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik”, tha në fund Maqedonci. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Kosova Times Kosova Times September 22, 2025
Veriu shkon në zgjedhje me vetëm një kandidate serbe
DEA me zyrë në Tiranë, ish-prokurori: Shqipëria është kthyer në problem për trafikun e drogës
KQZ merr disa vendime, miraton edhe planin e sigurisë për zgjedhjet lokale
Hapet në Zubin Potok një urë për këmbësorë, e ndërtuar nga KFOR-i
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?