By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog
November 3, 2025
Katër raste të armëmbajtjes pa leje në Gjakovë dhe Prishtinë
November 3, 2025
Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vrasje me armë në burgun e sigurisë së lartë në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vrasje me armë në burgun e sigurisë së lartë në Shqipëri
Rajon / Botë

Vrasje me armë në burgun e sigurisë së lartë në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 8:44 PM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Një i burgosur, që po vuante dënim të përjetshëm, e ka vrarë me armë zjarri një të burgosur dhe e ka plagosur një tjetër në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, në qarkun e Elbasanit në Shqipërinë qendrore, të premten, njoftuan autoritetet shqiptare.

Sulmin e kreu Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në zonën e Thethit tetë vjet më parë, konfirmoi Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

I burgosuri i vrarë është Arben Lleshi, gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Britaninë e Madhe.

Në një njoftim të shkurtër për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tre të dënuarve dhe se dy prej tyre kishin mbetur të plagosur, por më pas Arben Lleshi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve.

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja, tha për mediat se tashmë situata e rendit në këtë burg ishte vendosur nën kontroll, duke mos dhënë hollësi të tjera rreth ngjarjes.

“Ngjarja është e rëndë, por nuk ka pasur cenim të jetës së personelit dhe stafeve civile. Si ka ndodhur ngjarja dhe detaje të tjera i përkasin hetimit. Unë nuk dua të cenoj asnjë element të hetimit”, tha Manja.

Ai bëri të ditur se ka urdhëruar rritjen e nivelit të gatishmërisë në të gjithë sistemin e burgjeve.

Manja, po ashtu, njoftoi se të tjerë të dënuar do të kalojnë në regjim të posaçëm, ku kufizohen takimet me familjarë dhe orët e daljes në ajrim.

Ministri i Drejtësisë tha se “shumë shpejt do të ketë masa për përgjegjësit ligjorë dhe administrativë të administratës së burgut ku ndodhi ngjarja”.

Më herët Ministria e Drejtësisë njoftoi se Manja kishte firmosur urdhrin që i dënuari Sokol Mjacaj të vendosej në regjim të posaçëm.

“Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat dhe do të vendosen në regjimin e posaçëm”, thuhej në vendim.

You Might Also Like

Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025

Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?

Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten

Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit

Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Ursula von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me kryeministrin Kurti

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Tridhjetë vjetori i themelimit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994-2024
Kurti: Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE
Burri kërcënon gruan në vendin e punës, policia neutralizon të dyshuarin
Peskov thotë se përgatitjet për bisedimet e paqes kanë filluar pas thirrjes Trump-Putin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?