By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria izraelite thotë se i vrau gabimisht tri pengje izraelite në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria izraelite thotë se i vrau gabimisht tri pengje izraelite në Gazë
Rajon / Botë

Ushtria izraelite thotë se i vrau gabimisht tri pengje izraelite në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 10:38 PM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Ushtria e Izraelit njoftoi të premten se i ka vrarë, siç tha, gabimisht, tri pengje izraelite gjatë një operacioni tokësor në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha se trupat izraelite i gjetën pengjet dhe i cilësuan gabimisht si kërcënim. Ai tha se nuk është e qartë nëse pengjet kishin ikur apo ishin braktisur aty.

Vrasja e tyre ndodhi në rrethinën Shiaja në Qytetin e Gazës, ku trupat izraelite ditëve të fundit kanë hasur në rezistencë të madhe nga luftëtarët e Hamasit – grupit radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE.

Hagari theksoi se ushtria “ndien keqardhje të thellë” dhe se po e heton rastin.

Dy nga të vdekurit janë Yotam Haim dhe Samer Talalka, ndërsa emri i pengut të tretë nuk u bë i ditur me kërkesë të familjes së tij, tha Hagari.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, tani në muajin e tretë, nisi më 7 tetor, pasi Hamasi kreu një sulm tronditës në jug të Izraelit duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbeu mbi 240 të tjerë.

Një pjesë e pengjeve u liruan nga Hamasi gjatë një armëpushimi njëjavor muajin e kaluar, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Prej atëherë, Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës dhe e ka rrënuar shumicën e saj. Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se mbi 18.600 palestinezë janë vrarë, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe rreth 50.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej 7 tetorit.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ferizaj, nis zbatimin e planit të veprimit ‘Motoçikleta 2024’

Kosova Times Kosova Times July 28, 2024
Izraeli shqyrton dëbimin e eritreasve pas përleshjeve në Tel Aviv
Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje
NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre
Kurti uron qytetarët për Kurban Bajram: U shtoftë solidariteti ndër ne
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?