By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online
September 4, 2025
Kiev: Sulmet ajrore ruse në Donetsk vrasin dy persona. Goditet një spital
September 4, 2025
Heshtje nga Pekini ndërsa Rusia mburret me marrëveshjen e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë 2”
September 4, 2025
FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani
September 4, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në pritje të bisedimeve me BE-në, Moldavia nis modernizimin e ushtrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në pritje të bisedimeve me BE-në, Moldavia nis modernizimin e ushtrisë
Rajon / Botë

Në pritje të bisedimeve me BE-në, Moldavia nis modernizimin e ushtrisë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 7:55 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

Këtë javë, Bashkimi Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në bllok të Ukrainës dhe Moldavisë.

Ukraina dhe Moldavia, shumë më e vogël, kanë shumë të përbashkëta, të dyja shtetet ish-sovjetike po i drejtohen Perëndimit për ndihmë për modernizimin e ushtrisë së tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell nga Moldavia këtë material ekskluziv mbi sfidat e sigurisë të vendit.

Për gati 30 vjet, në Moldavi, ushtria është konsideruar një çështje dytësore.

Një nga vendet më të varfra në Evropë, ish-republika sovjetike e shpalli veten shtet neutral pasi fitoi pavarësinë në 1991; numri i forcave të saj të armatosura ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, në rreth 6,000 trupa, më pak se 25 për qind e trupave ushtarake që kishte gjatë të epokës sovjetike.

Më pas, Rusia, sulmoi fqinjin verior të Moldavisë, Ukrainën.

“Nga Kishinau, ishim në gjendje të dëgjonim bombat e para që shpërthyen në Odesa, sepse ishte një ditë me re dhe zhurma e shpërthimeve oshëtinte. Kështu, i gjithë kryeqytet u zgjua në panik duke menduar se po shpërthenin bomba.”

Kent Logsdon filloi punën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Moldavi rreth një javë përpara agresionit rus ndaj Ukrainës, në shkurt 2022.

Ai tha se sulmi shkaktoi tronditje, veçanërisht pasi u përhapën fjalët për mizori në qytetin ukrainas, të Buças.

“Njerëzit këtu ishin shumë të tronditur. Nuk ishin rusët që ata njihnin, brezi i rusëve që kishin jetuar këtu dhe me të cilët kishin punuar. Në një fare mënyre krijoi një ndarje mes mënyrës se si e mendonin njerëzit Rusinë dhe pikëpamjes së tyre se Rusia e shihte Moldavinë”.

Ministri moldav i Mbrojtjes Anatolie Nosatii tha se kur anëtarët e qeverisë pro-perëndimore në Kishinau panë sulmin ndaj Ukrainës dhe synimet e Rusisë që tregonin objektiva brenda Moldavisë, e kuptuan se duhej të përshpejtonin planet e tyre për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë së Moldavisë.

“E kemi parë planin e tyre, dëgjojmë retorikën e tyre, padyshim që ne ishim në shënjestër dhe u konsideruam si objektivi i radhës. Kjo është arsyeja pse aktualisht po punojmë shumë për të rritur aftësinë operacionale. Kam vetëm dy vjet që jam në këtë detyrë, megjithatë, në këtë periudhë kohore, ne kemi qenë në gjendje të identifikojmë burimet për të rritur buxhetin për mbrojtjen”.

“Filluam me një buxhet prej 0.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Më i ulti në Evropë, besoj se edhe në botë. Tani e kemi 0.55, çka na ka mundësuar të bëjmë disa blerje”, thotë ministri moldav i mbrojtjes Anatolie Nosatii dhe shton:

“Rreth 90% e pajisjeve janë të vjetruara. Mirëmbajtja bëhet shumë e kushtueshme. Në disa raste është e pamundur të gjenden pjesë këmbimi sepse askush nuk i prodhon më. Përparësia ime tani është modernizimi i pajisjeve, me synim zbatimi i standardeve të NATO-s.”

Zëri i Amerikës udhëtoi për në terrenet e stërvitjes ushtarake rreth një orë me makinë në lindje të kryeqytetit për të parë nga afër nevojat e mbrojtjes të Moldavisë.

Nuk u desh të shumë që të shihnim këtë tank të vjetër sovjetik.

“Ai siguron njëfarë mbrojtjeje, por nuk ofron mbrojtjen që nevojitet aktualisht në fushën e betejës”

“Ne do të duhet të përdorim mjete të tilla. Po. Kur nuk investon në ushtri për 30 vjet, është e vështirë ta ndryshoni atë brenda natës. Duhet kohë, pajisje. Po punojmë për të gjitha këto.”

“Këto janë D-20, artileri të epokës sovjetike. Ukraina i hoqi ato nga përdorimi dhe nisi të përdorë obusët që janë brenda standardeve të NATO-s. Edhe Moldavia tani dëshiron të modernizohet me artileri perëndimore”.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë premtuar afro 90 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Moldavinë për të ndihmuar forcimin e ushtrisë së saj të vogël . Por edhe për një ushtri të vogël, modernizimi kërkon vite, kështu që zyrtarët thonë se, tani për tani, forcat e armatosura të Moldavisë do të duhet të mbështeten në kapacitet që kanë në dispozicion.

You Might Also Like

Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online

Kiev: Sulmet ajrore ruse në Donetsk vrasin dy persona. Goditet një spital

Heshtje nga Pekini ndërsa Rusia mburret me marrëveshjen e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë 2”

Presidenti e kryeministri serb nuk u ftuan në Forumin Strategjik të Bledit

Putini përgatit një ofensivë të re të madhe në Ukrainë

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Piloti i F-16 vdes gjatë misionit luftarak në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times April 12, 2025
Kosova U17 e mbyll me barazim turneun kualifikues për Euro 2023
Kurti viziton Portin e Hamburgut për të parë Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X
Shtohen konspiracionet pas raportimeve për origjinën e COVID-19
Vrasja me plumb në kokë e shqiptarit në Mikonos, zbulohet dëshmia e 23-vjeçares: Kemi qenë…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?