By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli zbulon ‘tunelin më të madh të Hamasit’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli zbulon ‘tunelin më të madh të Hamasit’
Rajon / Botë

Izraeli zbulon ‘tunelin më të madh të Hamasit’

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 9:19 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jashtëzakonisht të madh prej betoni dhe hekuri, i projektuar për të transportuar makina me militantë të Hamasit, nga Rripi i Gazës deri në kufi.

Rrafshimi ose dëmtimi i qindra kilometrave tunele nëntokësore e bunkerë, është ndër qëllimet e ofensivës së Izraelit.

“Pa shkatërrimin e tuneleve të Hamasit, ne nuk mund ta shkatërrojmë Hamasin. Ai ka shpenzuar miliona dollarë për këtë projekt”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Ndër rajonet që Hamasi sulmoi më 7 tetor, kur ndërmori sulmin e beftë, ishte pika kufitare Erez, mes Gazës dhe Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite dalja e tunelit, ndodhej vetëm 100 metra në jug të pikës së kontrollit në Erez.

Tuneli ka një thellësi prej 50 metrash dhe është i gjerë 3 metra. Sipas zyrtarëve izraelitë për ndërtimin e tij duhet të jenë shpenzuar me miliona dollarë.

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit Daniel Hagari tha se tuneli është 4 kilometra i gjatë, mjaftueshëm për të arritur në pjesën veriore të Gazës, nga dhe qeveriste Hamasi, shndërruar tashmë në një zonë të shkatërruar.

Hamasi nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ për koment.

Për ta kuptuar se sa i madh është tuneli, zoti Hagari u tregoi një grupi gazetarësh një video, ku shfaqej Mohammed Sinwari, vëllai i udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwarit, i cili gjithashtu është një operativ i rëndësishëm i grupit, i ulur në sediljen e një automjeti që po lëvizte brenda tunelit.

You Might Also Like

Putin u informua se numri i lëshimeve në hapësirë ​​në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët që nga koha e Juri Gagarin

Kreu i administratës presidenciale qipriote dha dorëheqjen për shkak se i ndihmoi rusët të shmangnin sanksionet

Bloomberg: Rreth 2,400 civilë ukrainas vdiqen nga sulmet ruse në vitin 2025

Ambasadori rus u thirr në Ministrinë e Jashtme armene për shkak të Solovyov

Trump: Zelenskyy “nuk ka karta”, por ai ka “një gjë”, dhe kjo është Donald Trump

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot me diell dhe vranësira

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Kurti viziton tre policët për Bajram: I falënderova për qëndresën dhe mbështetjen e dhënë ndaj Republikës
Osmani: Masakra e Mejës, njëra nga plagët më të thella të Kosovës
Moti në Shqipëri vranësira kalimtare
Dogji pasaportën ruse dhe iu bashkua ushtrisë ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?