Lazio nuk ka pasur aftësinë e shfrytëzimit të terrenit vendas për të nxjerrë rezultat pozitiv kundër Interit. Është mposhtur bindshëm.
Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Olimpico” është mbyllur me shifrat 0-2.
Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi ka realizuar nga një gol në secilën pjesë.
Ka qenë Martinez ai që e ka hapur serinë në minutën e dyzetë.
Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë.
Golin e dytë e ka shënuar Thuram në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë.
Në minutat e fundit të ndeshjes vendasit kanë mbetur me dhjetë lojtarë, meqë Lazzari është ndëshkuar me karton të kuq.