By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 gusht
August 11, 2025
Aliyev foli për herë të parë për sulmet dhe armët ruse për Ukrainën
August 11, 2025
Janë shfaqur pamjet e sulmit rus në Zaporozhye
August 10, 2025
Klicko paralajmëron Evropën: “Mos harroni se vizioni i sëmurë i Perandorisë së madhe Ruse përfshin edhe…”
August 10, 2025
ÇFARË PO NDODH: Milionerët po mbërrijnë masivisht në Mal të Zi, madje edhe “Fortune” ka komentuar
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rohde: Gjermania vazhdon mbështetjen për integrimin e Kosovës në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rohde: Gjermania vazhdon mbështetjen për integrimin e Kosovës në BE
Lajme

Rohde: Gjermania vazhdon mbështetjen për integrimin e Kosovës në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/12/18 at 1:52 PM
Kosova Times Published December 18, 2023
Share
SHARE

Kosova duhet të punojë për të tejkaluar sfidat që e presin edhe në vitin 2024, e që janë anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Kështu tha sot ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas ceremonisë së dorëzimit të vizës së fundit turistike të shtetit gjerman për qytetarët e Kosovës.

“Gjermania do të vazhdojë edhe vitin tjetër të punojë për të afruar Kosovën me Bashkimin Evropian dhe përgjithësisht strukturat euroatlantike. Siç e dini, Kosova ka nevojë të anëtarësohet në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si janë: Bashkim Evropian, Këshillin e Evropës dhe në NATO. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë pa rezervë këtë proces” tha ambasadori Rohde i pyetur nga Radio Kosova për sfidat politike që e presin Kosovën në vitin 2024.

“Sfida më e madhe për Kosovës mbetet puna drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka theksuar ambasadori Rohde.

Duke folur për liberalizimin e vizave nga 1 janari, ambasadori Rohde theksoi se “me liberalizimin e vizave, vendi përfiton shumë, pasi mundësohet lëvizja e lirë për njerëzit që ta vizitojnë Gjermaninë, të afërmit dhe familjarët që kanë atje”.

Ai ka theksuar se nga liberalizimi do të përfitojë edhe ekonomia e vendit, sepse “nga 1 janari lehtësohen kontaktet për lidhje biznesi me firmat gjermane, lehtësohen gjithashtu mundësitë për tregti ndërmjet dy vendeve, por edhe për aktivitete të ndryshme nga fusha të tjera të jetës”.

Ambasadori Rohde porositi  kosovarët, që të mos keqpërdorin procesin e liberalizimit të vizave. “Qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në vendet Shengen për turizëm, por jo për punësim. Nga një janari qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Gjermani dhe vendet të tjera “Shengen” dhe brenda  180 ditësh të qëndrojnë atje për 90 ditë. Pra, të qëndrojnë si turistë, por jo për të punuar. Për viza pune, bashkim familjar dhe qëllime të tjera, duhet aplikuar për vizën përkatëse edhe në të ardhmen”, theksoi ai.

Ndryshe, Bujar Rrustemi nga Vushtrria, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishte qytetari i fundit i Kosovës, që mori vizën e fundit turistike “Shengen” nga Ambasada gjermane në Prishtinë.

Ai u tha mediave se do të udhëtonte për në Gjermani, për t’i vizituar anëtarët e familjes së tij që me vite jetojnë atje dhe për t’i kaluar festat e fundvitit.

You Might Also Like

Presidentja kërkon veprim urgjent pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Haxhiu kritikon sistemin e drejtësisë pas rastit në Gjilan

Kosova tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë pa institucione të reja

Sveçla: Gjyqësori të reflektojë, të mos ketë asnjë tolerim për kriminelët

Policia kërkon Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij për vrasjen e trefishtë

Kosova Times December 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nagavci kërkon bashkëpunimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
Çitaku: Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti
Axhenda ndërkombtare
Çfarë duhet të bëjnë evropianët nëse shpërthen lufta: ‘Përgatitni furnizime ushqimore për 72 orë’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?