By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia ndalon gara shpejtësie: 500 € gjobë dhe 12 muaj pa patentë-shoferë
September 27, 2025
Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s
September 27, 2025
Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në Konferencën Evropiane të Xhazit
September 27, 2025
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
September 27, 2025
Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
September 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe ambasadorja Kuzma flasin për qasjen destruktive të Serbisë në dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti dhe ambasadorja Kuzma flasin për qasjen destruktive të Serbisë në dialog
Lajme

Kurti dhe ambasadorja Kuzma flasin për qasjen destruktive të Serbisë në dialog

Kosova Times
Last updated: 2023/12/19 at 9:24 PM
Kosova Times Published December 19, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren jo-rezidente të Letonisë për Kosovën, Elita Kuzma. 

Fillimisht, kryeministri shprehu urimet e tij për ditën e pavarësisë të Letonisë që u festua muajin e kaluar, si dhe për formimin e qeverisë së re së fundmi.

Ai nënvizoi mirënjohjen për mbështetjen dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për Kosovën nga Kryetarët e Komisioneve për Punë të Jashtme të shteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin Rihard Kols nga Letonia, ku përmendet nevoja për qasje të barabartë e proporcionale mes palëve në procesin e dialogut, fokusin në stabilitetin e sigurinë e rajonit, si dhe kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Më tej, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit, me theks të veçantë në qasjen destruktive të Serbisë në dialog si dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë. U përmend dhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe implikimet për vendet baltike dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, e ku kryeministri theksoi se Republika e Kosovës që nga fillimi e ka dënuar fuqishëm agresionin rus.

Duke biseduar për marrëdhëniet bilaterale, u theksua me rëndësi të veçantë dhe fuqizimi i bashkëpunimit përmes intensifikimit të komunikimit dypalësh për iniciativa të ndryshme me qëllim afrimin e dy vendeve tona me njëra tjetrën. Me këtë rast, kryeministri Kurti bëri dhe një ftesë për kryeministren e re Evika Silina për vizitë zyrtare në Kosovë.

Bashkëpunimi ynë mbulon sfera të ndryshme, nga fusha e arsimit dhe mbështetja nga “Riga Graduate School of Law” (RGSL) për studentët nga Kosova, e deri tek fusha e sigurisë ku kryeministri veçoi bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me kontingjentin letonez të KFOR-it.

Kryeministri Kurti vlerësoi rolin e Letonisë në proceset e shtetndërtimit të Kosovës dhe mbështetjen e aspiratave euroatlantike të vendit tonë. Në mesin e tyre, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe procesi i liberalizimit të vizave.

Ambasadorja Kuzma e uroi kryeministrin dhe popullin e Kosovës për reformat dhe progresin e arritur nga vendi ynë, si dhe për liberalizimin e vizave, i cili do të hyjë në fuqi nga data 1 janar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia ndalon gara shpejtësie: 500 € gjobë dhe 12 muaj pa patentë-shoferë

Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Kurti në Nju Jork nderon viktimat e 11 Shtatorit

Policia jep detaje për vdekjen në Podujevë, u gjet një pistoletë

Osmani: Bisedë përmbajtësore me presidentin Trump

Kosova Times December 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse Rusia kreu një sulm në kufirin me NATO-n?

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Kurti: Edhe një dritare garantuese kreditore për mërgimtarët që duan të investojnë në vendlindje
Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim të mbeturinave
Dodik përmes mediave ruse kërcënon: “RS do të shpallë pavarësinë nga BH nëse Sarajeva…”
Ambasadori rus: Berlini kaloi “vijën e kuqe” kur furnizoi Ukrainën me armë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?