By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve!
Opinion

Dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve!

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 1:15 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Brenda një jave dy jetë të humbura të mërgimtarëve, njëra në Itali dhe tjetra në Gjermani. Sikurse njëra, ashtu edhe tjetra erdhën si pasojë e mosmarrëveshjeve punëmarrës-punëtorë dhe anasjelltas! Sikurse njëra, ashtu edhe tjetra vdekje erdhën si pasojë e therjes me thikë! Dy mosmarrëveshje, dy përleshje, dy të vrarë nga goditjet me thikë dhe dhjetëra të plagosur shqiptarë nga Kosova është bilanci më tragjik i një jave të përgjakshme në perëndim!

Është momenti t’i themi mjaft dorës së krimit, ta shtrijmë dorën e pajtimit

Janë bërë të shpeshta dhe të trishta lajmet tronditës nga mërgata jonë. Sikur nuk kanë të ndalur konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve, vrasjet mes të rinjve të mërgatës sonë!

Këto raste nuk arsyetohen me asgjë! Nuk ka dhe nuk mund të ketë problem pa zgjidhje, prandaj edhe çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet me marrëveshje, me tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Dy rastet e fundit brenda një jave, njëri në Itali dhe tjetri në Gjermani, njëri në Trevizo e tjetri në Munih, përveçse të dhimbshme dhe trishtuese, e kanë ulur tej mase imazhin e shqiptarëve në këto dy shtete dhe jo vetëm.

Pas këtyre dy rasteve të rënda, ne shqiptarët nuk shikohemi siç u shikuam dje, nuk trajtohemi siç u trajtuam dje, si njerëz të mirë dhe punëtorë të zellshëm, të ndershëm dhe sjellshëm por si njerëz të ligë dhe barbarë. Mbase kjo është njëra ndër arsyet pse ne jemi duke u shuar si komb i tretur në mërgim!

Vallë edhe çka tjetër duhet të ndodhë që të vetëdijesohen forcat progresive në mërgatën tonë, përkatësisht “Këshilli Pajtues” për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve dhe ngatërresave mes mërgimtarëve, për të evituar dhe parandaluar rastet tjera potenciale të ngatërresave dhe vrasjeve mes shqiptarëve, në mënyrë, që në radhë të parë të shpëtojmë jetë të bashkatdhetarëve tonë dhe ta kthejmë imazhin e mirë që e kishim deri para disa viteve në Diasporë.

Diaspora nuk është vendi për trimëri

Dhuna ndaj njëri-tjetrit nuk është mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe as argument për kthimin e nderit dhe dinjitetit njerëzorë dhe kombëtarë.

Ne shqiptarët më shumë se asnjë komb tjetër i tretur, e kemi vendin dhe cakun ku ta dëshmojmë trimërinë, forcën dhe guximin në trojet e pushtuara kundër armiqve shekullorë, e jo kundër njeri-tjetrit në perëndim!

Secili mërgimtarë, qoftë i ri apo i vjetër, përpara se ta ndërmerr një veprim të “guximshëm” duhet t’i thërret ndërgjegjes se vet, pse ka ardhur në vend të huaj: “për të punuar apo për të shitur trimëri, për të krijuar mirëqenie familjare apo gjakderdhje ndërvëllazërore”!?

Lutemi që këto të jenë rastet e fundit që dëgjojmë për gjakderdhje shqiptare në mërgatën tonë! Ngushëllime të thella familjeve të viktimave dhe farefisit të gjerë, forcë në përballimin e dhimbjes! Të lënduarve shërim të shpejtë! Kurse shkaktarëve të këtyre ngjarjeve tragjike ju bëjë thirrje për meditim dhe reflektim!

Të lutem o Zot, kthena lakminë në bamirësi dhe urrejtjen në dashuri!

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi mirëpret shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë: Diskutime për forcimin e agjendës evropiane

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Lista për Familjen do t’i kushtojë rëndësi të veçantë nënave të reja
Një recetë për një pije që eliminon menjëherë erën e keqe të gojës
Masa qarkullimi për automjetet me pesha të larta, shkak temperaturat
Ideologu i Putinit, Aleksandar Dugin kërcënoi Turqinë: Siria ishte një kurth për Erdoganin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?