By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I heqet imuniteti Sali Berishës, hapet rruga për arrestimin e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I heqet imuniteti Sali Berishës, hapet rruga për arrestimin e tij
Lajme

I heqet imuniteti Sali Berishës, hapet rruga për arrestimin e tij

Kosova Times
Last updated: 2023/12/21 at 1:16 PM
Kosova Times Published December 21, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë, i ka hapur rrugë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur (SPAK) për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit u “zhvesh” nga imuniteti i deputetit. Deputetët e mazhorancës votuan me 75 vota pro, dy raportet e votuara nga Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin më 18 dhjetor.

 

Por, ndonëse një prej këtyre raporteve ishte i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, ky i fundit nuk ka qenë pjesë e seancës për votimin për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Një tjetër figurë demokrate, kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në punimet e sotme të Kuvendit, ndërsa pjesë e seancës kanë qenë aleatët e Berishës, Fatmir Mediu, Vangjel Dule e Agron Duka.

Në nisje të seancës, mes tensionit e kaosit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën ish-kryeministri Berisha, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë.

Me votimin e sotëm, Kuvendi i hapi rrugë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shtrëngim të masës së sigurisë, ndërsa nuk dihen ende nëse SPAK do të kërkojë “arrest me burg” apo “arrest shtëpie”.

Ish-kryeministri po hetohet në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa për të ishte caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë Shqipërisë”, masë kjo e cila nuk u zbatua nga Berisha.

Ky i fundit e konsideronte vendimin e SPAK si antikushtetues për shkak se nuk kishte marrë autorizim nga Kuvendi. Berisha refuzoi katër herë të paraqitej para oficerit të policisë gjyqësore, duke sjellë kështu reagim nga ana e SPAK, që kërkoi më pas shtrëngim të masës së sigurisë, duke dërguar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit ndaj deputetit.

Sot seanca për imunitetin e Berishës, tensione në Kuvendin e Shqipërisë

Ende pa nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të votohet mbi autorizimin për arrestimit e ish-kryeministrit Sali Berisha, opozita ka vijuar me të njëjtin skenar për të mos lejuar mbajtjen e saj.

Garda e Republikës është rreshtuar para foltores për të shmangur incidente, ndërsa ky veprim i tyre nuk është pritur mirë nga deputetët e opozitës.

Deputeti demokrat, Flamur Noka përmbysi karriget në sallë, ndërsa Gazment Bardhi u përplas me gardën duke kërkuar që të kalonte, transmeton RTSH.

Ndërkohë të tjerë deputetë mbështetës të Berishës janë mbledhur para godinë së Parlamentit, ku ka nisur protesta që po ashtu po shoqërohet nga tensione.

“O sot O kurrë”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha nga salla e Kuvendit, teksa pas pak Kuvendi pritet t’i heqë atij imunitetin, duke i hapur rrugë SPAK për arrestimin e tij.

Ish-kryeministri e ka konsideruar kërkesën e SPAK dhe vendimin e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin si antikushtetues dhe një përpjekje e cila sikurse tha ai, do të dështojë.

Berisha theksoi se ky krim që po bëhet ndaj tij, nuk do e mposhtë kurrë opozitën e palëkundur.

You Might Also Like

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë

LDK hap fushatën në Junik, Abdixhiku: Juniku gjithmonë ka zgjedhur me zemër

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

Kosova Times December 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Graham Brookie: Serbia ka element të përbashkët me Rusinë edhe në fushën e dezinformatave

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Blinken do të diskutojë me Macronin për Ukrainën dhe Gazën
Plani i Presidentit Zelensky për fitoren, pritshmëritë dhe realiteti
Gashi: Nga sot e tutje do të jemi pjesë e opozitës
BE: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiq, por presim përgjigje pozitive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?