By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KFOR-i polak me patrullime në zonën kufitare në veri të Kosovës
June 28, 2025
Përurohen shtigje të reja të vrapimit dhe ecjes në Gërmi dhe Gollak
June 28, 2025
Përfundojnë festimet e Vidovdanit në Gazimestan
June 28, 2025
Gruda i PDK-së sqaron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
June 28, 2025
Luanda Domi e nominuar për çmimin ‘Gruaja e Vitit në Sigurinë Kibernetike’
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: Fajtorëve të dhunës do t’iu ndalohet kandidimi në pozita publike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: Fajtorëve të dhunës do t’iu ndalohet kandidimi në pozita publike
Lajme

Haxhiu: Fajtorëve të dhunës do t’iu ndalohet kandidimi në pozita publike

Kosova Times
Last updated: 2023/12/21 at 1:29 PM
Kosova Times Published December 21, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka folur për ndryshimet në kodin penal dhe kodin e procedurës penale.

“Kemi mundësuar që përveç rasteve kur gjykata shpall fajtor dikë për dhunë në familje apo dhunë seksuale, të marrë edhe dënim plotësues që ia ndalon të drejtën e kandidimit në çdo pozitë publike nga 3 deri në 10 vite për personin që shpallet fajtor”, ka deklaruar e para e drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se ka tendenca për ta penguar jetësimin e reformave në drejtësi.

“Është hera e parë që Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me Komisionin e Venecias për reformën në drejtësi. Kur kemi opinionin pozitiv nga Komisioni, siç janë çështjet Këshilli Prokurorial, vettingu, Byroja për konfiskimin e pasurisë, cili është kuptimi të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese. Përgjigja është se ka tendenca të vazhdueshme për ta penguar jetësimin e reformave në drejtësi”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Sveçla: Policia e Kosovës është sulmuar 100 herë nga grupet ekstremiste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka deklaruar se sfida më e madhe ka qenë ruajtja e integritetit territorial dhe e sigurisë publike.

“Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovës është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është që një sulm e kemi pasur ditën e djeshme ku është rrezikuar jeta e një pjesëtari të policisë, megjithatë situata atje është përmirësuar ndjeshëm, për disa qarqe edhe pabesueshëm mirë”, ka deklaruar Sveçla.

Tutje ai ka thënë se Policia e Kosovës gjatë periudhës janar – nëntor, ka iniciuar 46.050 raste, prej të cilave 26.334 kanë qenë vepra penale.

“Falë angazhimit dhe mbështetjes së të gjithëve, është arritur neutralizimi i grupeve kriminale, që pak a shumë ka qenë i njëjti kontingjent i angazhuar në barrikada, në kontrabanda, shtypjen e vullnetit të qytetarëve atje, por edhe në sulme ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë ministri i MPB-së.

Gërvalla: Pritja e ndërkombëtarëve për veriun – refuzim i qytetarëve serb ndaj institucioneve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka folur për imazhin e krijuar të veriut të Kosovës.

“Shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme të cilët kanë vizituar Kosovën edhe veriun gjatë muajve të fundit, të cilët kanë shprehur habi sesa jo vetëm të pranishme por edhe të pranueshme janë institucionet tona të sigurisë në veri. Pritjet e tyre janë që ka një refuzim total të qytetarëve serb ndaj pranisë së institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë si të padëshirueshme, ndërkaq eksperienca e tyre është krejt ndryshe”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka thënë se vetëm me koalicion gjithpërfshirës mund të ndodh parandalimi i dhunës.

“Na nevojitet një koalicion mbarëshoqëror për parandalimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave, nuk mjaftojnë reformat, por koalicioni duhet të jetë i përfshirë nga mediat, institucionet e sigurisë, besimin ndaj tyre, reformën e domosdoshme ndaj institucioneve të drejtësisë”, ka thënë ajo.

You Might Also Like

KFOR-i polak me patrullime në zonën kufitare në veri të Kosovës

Përurohen shtigje të reja të vrapimit dhe ecjes në Gërmi dhe Gollak

Përfundojnë festimet e Vidovdanit në Gazimestan

Gruda i PDK-së sqaron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Luanda Domi e nominuar për çmimin ‘Gruaja e Vitit në Sigurinë Kibernetike’

Kosova Times December 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se 50 rusë njihen si kriminelë lufte në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Gruaja e Zelensky, Elena, pranoi se është afër rraskapitjes psikologjike
Kryeministri britanik Starmer planifikon të transferojë emigrantët në BiH dhe rajon, MI6 paralajmëron se kjo është një mundësi për shërbimet ruse
Abdixhiku: Struktura e LDK-së po vjen si forcë prijëse
Pse Radoiçiqi nuk është më pronar i kompanive miliona dollarëshe në Serbi?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?