By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
September 17, 2025
Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon
September 17, 2025
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
September 17, 2025
Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë
September 17, 2025
LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata Evropiane: FIFA dhe UEFA e bllokuan jashtëligjshëm krijimin e Superligës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Gjykata Evropiane: FIFA dhe UEFA e bllokuan jashtëligjshëm krijimin e Superligës
Sport

Gjykata Evropiane: FIFA dhe UEFA e bllokuan jashtëligjshëm krijimin e Superligës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/21 at 2:10 PM
Kosova Times Published December 21, 2023
Share
SHARE

Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha të enjten se FIFA dhe UEFA ia ndaluan në mënyrë të paligjshme klubeve të futbollit krijimin e një Superlige Evropiane.

Superliga Evropiane dhe mbështetësit e saj u ankuan se FIFA dhe UEFA e shkelën ligjin e garave duke i kërcënuar me sanksione klubet të cilat iu bashkuan ligës së shkëputur.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i quajti “gjarpërinj” dhe “gënjeshtare” klubet dhe kërcënoi se do t’i pezullonte futbollistët nga klubet e Superligës.

Kompania e formuar nga 12 klube rebele – tani e udhëhequr vetëm nga Real Madridi dhe Barcelona pasi Juventusi u tërhoq këtë vit – i nisi veprimet ligjore për ta mbrojtur pozitën e vet dhe gjykatës iu kërkua të marrë vendim bazuar në ligjin evropian.

“Vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s për ta bërë çfarëdo projekti të ri të klubeve të futbollit subjekt të një aprovimi të tyre paraprak, siç është Superliga, dhe për t’ua ndaluar klubeve dhe lojtarëve të luajnë në ato gara, janë të jashtëligjshme”, tha gjykata.

Vendimi i gjykatës evropiane do t’ua rrisë shpresat promotorëve të Superligës për krijimin e kësaj gare, megjithëse gjykata tha se “ky vendim nuk nënkupton se një garë e tillë, si projekti i Superligës, duhet të aprovohet patjetër”.

Dy vjet pasi projekti fillestar dështoi, promotorët e Superligës e paraqitën në shkurt një propozim të ri për një ligë me disa divizione, e cila do t’i përfshinte deri në 80 ekipe të futbollit evropian dhe do të vepronte jashtë autoritet të UEFA-s.

Klubet e Premierligës angleze nuk pritet t’i bashkohet planit të ri të Superligës. Nami ndërkombëtar dhe fuqia financiare e Premierligës është rritur edhe më shumë në dy vjetët e fundit, ndërsa një projektligj i qeverisë së Britanisë së Madhe i publikuar muajin e kaluar propozoi që klubeve angleze t’u ndalohet pjesëmarrja në ligat e shkëputura.

Duke e shpjeguar këtë projektligj, qeveria tha se Superliga Evropiane “përfundimisht nuk është konkurruese” dhe “ajo kërcënon ta minojë piramidën e futbollit kundër vullnetit të tifozëve”.

You Might Also Like

Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag

Vedat Muriqi sërish shënon gol për Mallorca-n

Kosova po shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të xhudos

Istogu fitues i Superkupës së Kosovës

Besa Famgas kualifikohet në raundin e dytë të Kupës Evropiane

Kosova Times December 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Pure patatesh à la Johann Lafer

Kosova Times Kosova Times October 11, 2024
Kurti nga Prekazi: 12 Qershori, simbol i kryengritjes dhe lirisë
SHBA njofton paketën e ndihmës prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën
Milioneri dhe pronar i një prej klubeve më të njohura ka vdekur në një aksident trafiku
RTK pa ngritje të buxhetit, opozita thotë se nuk i mjafton
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?