By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kazakistani ndalon veshjen e rrobave që mbulojnë fytyrën në publik
June 30, 2025
Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit
June 30, 2025
Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit
June 30, 2025
MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%
June 30, 2025
Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret
Rajon / Botë

Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 9:59 AM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Instituti IDEA ka publikuar një raport të numrit të shfrytëzuesve të shtesave për fëmijën e tretë dhe të katërt gjatë periudhës 2013-2023, si dhe natalitetit në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut.

Të dhënat tregojnë që popullsia e Maqedonisë së Veriut ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në dekadën e fundit, si nga struktura e moshës ashtu edhe për nga përbërja etnike. Si pasojë e natalitetit të ulët dhe migrimti të lartë, popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret, ndërsa proporcioni i etnive gradualisht po ndryshon si pasojë e shkallëve të ndryshme të natalitetit tek etnitë përkatëse.

Analiza e të dhënave tregon që një vit pas ndërprerjes së modelit universal të shtesave për fëmijën e tretë, pra në vitin 2020, ka rënien më të madhe të fëmijëve të tretë të lindur në Maqedoninë e Veriut edhe atë prej 591 fëmijë apo 22.83% më pak krahasuar me vitin 2019. Prandaj, IDEA konsideron që argumenti që shtesat për fëmijën e tretë nuk kishin ndikim në stimulimin e natalitetit ishte sipërfaqësor meqë nuk merr parasysh efektin potencial që kjo politikë mund të ketë pasur në ngadalësimin e rënies së numrit të lindjeve të fëmijëve të tretë dhe të katërt.

Maqedonia e Veriut në dhjetë vjeçarin e fundit ka pasur shkallë të fertilitetit prej mesatarisht 1.4 fëmijë për grua, shkallë që është shumë nën shkallën e zëvendësimit që është 2.1 fëmijë për grua. Kjo shkallë e fertilitetit ishte në rënie deri në kohën e para-pandemisë, pra deri në vitin 2020, dhe më pastaj shënoi një rritje të konsiderueshme.

Megjithatë trendi rënës vazhdoi edhe në vitin 2022. Të gjitha etnitë kanë përjetuar rënie të numrit të fëmijëve të lindur në dhjetë vjeçarin e fundit përveç etnitetit Vlleh dhe Boshnjak, ndërsa etnitë me rënien më të madhe janë komuniteti rom, serb dhe maqedonas. Në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 kanë lindur 3,265 fëmijë më pak se në vitin 2010.

Duke marrë parasysh koston e plakjes dhe tkurrjes së popullsisë e cila do të rëndojë sistemin e shëndetësisë, atë pensional si dhe zvogëlojë fuqinë punëtore në Maqedoninë e Veriut, instituti IDEA rekomandon mekanizma më të targetuara për stimulim të natalitetit.

Ndër to janë: kthimin e shtesës universale për fëmijën e tretë, skemë ko-kursimi për fëmijët, si dhe investim në institucione të kujdesit parashkollor dhe më shumë barazi gjinore. Këto politika kanë treguar efekt në shtetet e zhvilluara skandinave si dhe Singapor, dhe prandaj duhet të ndiqen si praktika më të mira.

You Might Also Like

Kazakistani ndalon veshjen e rrobave që mbulojnë fytyrën në publik

Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup

Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Qiproja shpëton qindra migrantë të bllokuar në det
Uragani Helen vret më shumë se 200 njerëz në SHBA
Shpërthen për herë të dytë brenda pak muajve një vullkan në Islandë
Edukim falas, laptopë: Premtimet e Azerbajxhanit për studentët në Nagorno-Karabak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?