By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shpërthimi në Rrjedhën Veriore “shkatërroi 50 metra të gazsjellësit”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shpërthimi në Rrjedhën Veriore “shkatërroi 50 metra të gazsjellësit”
Rajon / Botë

Shpërthimi në Rrjedhën Veriore “shkatërroi 50 metra të gazsjellësit”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 2:10 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Të paktën 50 metra të gazsjellësit nënujor, që bart gazin rus në Gjermani, besohet se janë shkatërruar nga një shpërthim i muajit të kaluar.

Një video, e incizuar nga një kompani robotike nga Norvegjia, dhe e publikuar nga e përditshmja suedeze, Expressen, shfaq një dëmtim të madh të gazsjellësit, Rrjedha Veriore 1.

Policia daneze beson se “shpërthimet e fuqishme” kanë krijuar katër vrima në gazsjellës dhe në gazsjellësin tjetër të njëjtë, Rrjedha Veriore 2.

Rrjedha Veriore 2 nuk është funksionalizuar kurrë, për shkak të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ende nuk dihet se kush apo çfarë ka shkaktuar shpërthimet, ndonëse ka dyshime për sabotazh.

Furnizimet me gaz janë pezulluar prej shpërthimeve të 26 shtatorit në gazsjellësin që kalon nëpër Detin Baltik.

Rrjedha Veriore 1 ka një gjatësi prej 1.200 kilometrash dhe shtrihet nga gjiri rreth Shën Petersburgut e deri në verilindje të Gjermanisë.

Kremlini i ka akuzuar hetuesit perëndimorë se po tentojnë të fajësojnë Rusinë për dëmet.

“Logjika elementare” tregon se dëmet në gazsjellës nuk kanë qenë në interesin e Rusisë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Liderët perëndimorë nuk e kanë akuzuar drejtpërdrejt Rusinë në këtë rast.

Megjithatë, Bashkimi Evropian e ka akuzuar këtë shtet në të kaluarën se po përdor furnizimet me energji si armë kundër Perëndimit, pas sanksioneve që i janë vënë Moskës për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të këtij viti.

Rusia ka kërkuar që të jetë pjesë e hetimeve, duke thënë se dëmet kanë ndodhur në ujërat ndërkombëtarë, mirëpo Danimarka dhe Suedia kanë refuzuar.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

13 OJQ i shkruajnë letër BE-së, kërkojnë heqjen e masave ndaj Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 20, 2025
Në Shqipëri protestohet pas vrasjes së 14-vjeçarit
BE bën thirrje për sjellje evropiane, pas deklaratave të Vuçiqit për Kurtin
Kurti në Forumin “Zá n’Kujtesë” për helmimet e nxënësve të viteve ’90
Kica-Xhelili për letrën e Kurtit: I mbetet Abdixhikut t’i kthejë përgjigje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?