By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vetingu në drejtësi, Kushtetuesja rrëzon kriteret e propozuara për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vetingu në drejtësi, Kushtetuesja rrëzon kriteret e propozuara për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Lajme

Vetingu në drejtësi, Kushtetuesja rrëzon kriteret e propozuara për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 7:49 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Republikë së Kosovës ka nxjerrë vendim lidhur me kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe 40 deputetëve të Kuvendit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese që lidhen me Vettingun, me qëllim që ato para se të shkojnë në Kuvend për miratim, të konstatohet nëse i pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II për “Të Drejtat dhe Liritë Themelore” të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se njëzëri, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e pranueshme, dhe ka konstatuar me gjashtë  vota për dhe dy vota kundër, që amendamenti i propozuar kushtetues nr.29, përmes të cilit propozohet kontrolli kalimtar/i përkohshëm i integritetit të “[…]anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe të gjithë kryeprokurorëve, si dhe kandidatëve për këto pozita[…]”, nga Autoriteti për Kontrollin e Integritetit (Autoriteti), nuk pakëson të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Gjithashtu Kushtetuesja njëzëri ka konstatuar që amendamentet e propozuara kushtetuese nr.27 dhe nr.28, përmes të cilave propozohet plotësimi i kriterit kushtetues për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të “mosrespektimit të rëndë të detyrave”, i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 104 [Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve] dhe paragrafin 6 të nenit 109 [Prokurori i Shtetit] të Kushtetutës, me formulimet “në mënyrë të vazhdueshme është vlerësuar me performancë të pamjaftueshme” ose “ka bërë shkelje të rënda disiplinore”, nuk pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës

Në njoftim thuhet që Gjykata Kushtetuese njëzëri ka konstatuar që amendamentet e propozuara kushtetuese nr.27 dhe nr.28, përmes të cilave propozohet plotësimi i kriterit kushtetues për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të “mosrespektimit të rëndë të detyrave”, i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 104 [Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve] dhe paragrafin 6 të nenit 109 [Prokurori i Shtetit] të Kushtetutës, me formulimin “është vërtetuar se ka pasuri të pajustifikueshme” me vendim gjyqësor përfundimtar, nuk pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Megjithatë, Kushtetuesja njëzëri ka konstatuar që amendamentet e propozuara kushtetuese nr.27 dhe nr. 28 ku propozohet plotësimi i kriterit kushtetues për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të “mosrespektim të rëndë të detyrave”, i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 104 [Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve] dhe paragrafin 6 të nenit 109 [Prokurori i Shtetit] të Kushtetutës, me formulimin “ka integritet të cenueshëm”, pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese tutje në vendimin e saj ka dhënë sqarim pse formulimi “integritet i cenueshëm” pakëson të drejtat dhe liritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Kushtetuese ka mungesë të përkufizimit të qartë dhe të parashikueshëm.

Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, Gjykata ka vlerësuar edhe bazën e propozuar për shkarkimin e gjyqtarit dhe/ose prokurorit, që ndërlidhet me formulimin e “integritetit të cenueshëm”. Aktgjykimi sqaron që çështjet që ndërlidhen me integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë të mbuluara në mënyrë gjithëpërfshirëse nga bazat ekzistuese kushtetuese dhe ligjore e që mund të rezultojnë në shkarkimin e tyre. Megjithatë, në aplikimin e standardeve që burojnë nga parimet kushtetuese dhe instrumentet ndërkombëtare, formulimi “ka integritet të cenueshëm”, si bazë e përhershme e shkarkimit të gjyqtarit dhe/ose prokurorit, karakterizohet me mungesë të përkufizimit të “qartë” dhe të “parashikueshëm”. Për më tepër, në balancimin e (i) parimit të sigurisë së mandatit të gjyqtarit dhe/ose prokurorit dhe rëndësinë e këtij parimi për pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, përfshirë gjykatën e pavarur dhe të themeluar me ligj sipas përcaktimeve të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe (ii) “paqartësisë” dhe “paparashikueshmërisë” së formulimit të propozuar, përfshirë në kontekst të  mungesës së garancive të nevojshme procedurale që ndërlidhen me vlerësimin e “integritetit të cenueshëm”, si bazë e përhershme për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që propozohet në nivel të normës kushtetuese, Gjykata konstatoi që një formulim i tillë, rezulton në pakësim të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koalicioni fitues në Bullgari dorëzon propozimin për Qeverinë e re

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Ponosh shpjegoi se si Vuçiq e “detyroi” Blinken të kontaktonte me të
Ish-ministri nga Komi nëSHBA-s ka kërkuar azil
Kurti: Lehtësohet lëvizja dhe ndërlidhja e komunave veriore
Një agjent rus u arrestua në rajonin Kirovohrad-përgatiste një seri zjarrvëniesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?