By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit për liri e pavarësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit për liri e pavarësi
Lajme

Abdixhiku: Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit për liri e pavarësi

Kosova Times
Last updated: 2023/12/23 at 3:21 PM
Kosova Times Published December 23, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar anëtarët e LDK-së, në 34 vjetorin e themelimit të partisë.

Abidhxiku thotë se “fundi i vitit 1989, për pjesën më të madhe të Evropës ishte periudhë e rilindjes së demokracisë e vet lirisë njerëzore si rrjedhojë natyrale e rënies së sistemit komunist e totalitar që për dekada kishte mbajtur të shtypur popuj gjithandej Evropës”.

“Kosova, shqiptarët këtu, s’bënin përjashtim. Një muaj pas rënies së Murit të Berlinit, saktësisht më 23 dhjetor të vitit 1989, intelektual të shquar të kohës, kishin nisur rrënimin e murit të shtypjes shekullore ndaj popullit të Kosovës.

Si përgjigje ndaj thirrjes monumentale të historisë, këta themeltarë të orëve të rënda, kishin krijuar lëvizjen më të madhe e më domethënëse historike të shqiptarëve të Kosovës, kishin krijuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, ati themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova”, thotë Abdixhiku.

Ai ka shkruar se “lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit të Kosovës për liri, për pavarësi, për demokraci. Ishte lindje e përpjekjes sonë kolektive për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur, në shtetin e Republikës së Kosovës”.

Më tej, kreu i LDK-së, shkruan se secili anëtarë duhet të angazhohet për rrugëtimin e ri të partisë.

“Sot, në këtë 34 vjetor, uroj dhe ftoj secilin anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, secilin të djathtë, patriot e rugovist, të angazhohet në rrugëtimin tonë të ri historik; fitoren e madhe të dekadës së katërt, që përmbushë ëndrrën tonë politike të ditëve të para: Kosova një shtet i lirë, i pavarur e sovran, i integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktivitetet sot i nisëm tek varri i Themeltarit; për të vazhduar me Forumin e Rinisë tek Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.

Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Urime dita e themelimit”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times December 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Tre turne.” Si po ndërton Rusia fabrika ushtarake në të gjithë vendin

Kosova Times Kosova Times October 27, 2023
Video e zbuluar, panik në radhët e Putinit për shkak të humbjes në luftë
Amerikanët paralajmëruan rusët për sulmin e ISIS?! Moska nuk i mori seriozisht njoftimet dhe reagimi i Putinit ishte befasues (VIDEO)
“Nuk do të ketë para vitin e ardhshëm.” Deripaska deklaroi kolapsin e kapitalizmit shtetëror
Kjo është arsyeja pse Kupola e Hekurt nuk mund ta mbrojë Haifën nga raketat dhe dronët e Hezbollahut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?