By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një tren mallrash dhe objekte energjetike u goditën në Ukrainë
October 8, 2025
Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, gjyqtarët duan siguri
October 8, 2025
Infantino sot viziton Kosovën, dekorohet nga presidentja Osmani
October 8, 2025
198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA
October 8, 2025
Osmani priti komandantin e ri të KFOR-it, temë bashkëpunimi për sigurinë
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë
Rajon / Botë

Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/23 at 4:36 PM
Kosova Times Published December 23, 2023
Share
SHARE

Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe, thanë zyrtarët e shpëtimit të shtunën, një ditë pasi shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sërish se në Gazë nuk ka vend të sigurt dhe se ofensiva izraelite, që po vazhdon, po krijon “pengesa të mëdha” në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Sulmi i së premtes ndaj një ndërtese në Qytetin e Gazës ishte në mesin e sulmeve më vdekjeprurëse që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja – 12 javë më parë, tha Mahmoud Bassal, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Ia ofroi një listë të pjesshme të emrave të të vrarëve – 16 krerë të familjes al-Mugharabi – dhe tha se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Issam al-Mughrabi, punonjës i Programit për Zhvillim të OKB-së, gruaja dhe pesë fëmijët e tij.

Izraeli shpalli luftë ndaj grupit radikal të Hamasit, pasi luftëtarët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet e të rrëzohet nga pushteti në Gazë si dhe të lirohen të gjitha pengjet.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 20.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës dhe mbi 53.000 janë plagosur.

Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të civilëve të vrarë, duke thënë se grupi operon në zonat e banuara.

Ushtria izraelite ka thënë se 139 ushtarë të saj janë vrarë gjatë ofensivës tokësore. Ajo ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, përfshirë edhe rreth 2.000 në tri javët e fundit, por nuk ka paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime.

Izraeli ka njoftuar të premten në mbrëmje se forcat e tij po zgjerojnë ofensivën tokësore “në zona të tjera të Rripit, me përqendrim në jug”.

Ushtria tha se do të vazhdojë po ashtu operacionet në veri të Gazës, përfshirë edhe në Qytetin e Gazës, ku fillimisht ishte përqendruar ofensiva tokësore.

You Might Also Like

Një tren mallrash dhe objekte energjetike u goditën në Ukrainë

Axhenda ndërkombëtare

VIDEO: Sulmohet makina që transportonte presidentin e Ekuadorit, njerëzit qëllojnë me gurë

Greta Thunberg i drejtohet Trumpit: “Ke probleme me zemërimin, më jep këshilla.”

Gjermani: Djali 15-vjeçar i kryetaes së bashkisë në paraburgim

Kosova Times December 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit pas problemeve me rrymë

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Komuna e Fushë Kosovës nis mbjelljen e drunjve dekorativë, reagon opozita
Vuçiq: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur
Kurti takon koordinatoren e OKB-së, flasin për drejtësinë sociale
Blinken ripohon angazhimin e SHBA ndaj Ukrainës në OSBE, kritikon agresionin rus globalisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?