By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrahmani pas çmimit “Fadil Vokrri”: Së bashku mund të bëjmë diçka të madhe 
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Rrahmani pas çmimit “Fadil Vokrri”: Së bashku mund të bëjmë diçka të madhe 
Sport

Rrahmani pas çmimit “Fadil Vokrri”: Së bashku mund të bëjmë diçka të madhe 

Kosova Times
Last updated: 2023/12/24 at 10:37 PM
Kosova Times Published December 24, 2023
Share
SHARE

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe anëtari i klubit Italian Napoli, Amir Rrahmani është vlerësuar me çmimin “Fadil Vokrri” për herë të dytë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

29-vjeçari po e përmbyll një vit fantastik në aspektin personal por edhe në sukseset e me klubin e tij. Rrahmani ishte ndër më të dalluarit dhe më meritorët që Napoli fitoi për herë të tretë në histori të klubit titullin e Kampionit të Italisë.

Me klubin kampion të Italisë, Rrahmani ka zhvilluar më shumë 40 ndeshje këtë vit, duke bartë barrë të rëndësishme në prezantimin personal por edhe të shtetit të Kosovës, jo vetëm në ligën e Italisë, por edhe në arenën më të çmueshme të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve.

Përtej paraqitjeve me Napolin, Rrahmani po ashtu ishte ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit kombëtar, përkundër faktit se për Kosovën nuk ishte një prej viteve më të mira. Përveç cilësive teknike si futbollist, karizma, pasioni, vendosmëria dhe karakteri, e bëjnë Amir Rrahmanin një lider e një kapiten të vërtetë të ekipit Kombëtar.

E në pamundësi për të qenë i pranishëm në manifestimin “Laureatët 2023”, Amir Rrahmani përmes një video-mesazhi ka përshëndetur të pranishmit dhe opinionin në Kosovë, duke i falënderuar për vlerësimin me këtë çmim të rëndësishëm.

“Për shkak të pamundësisë për të qenë aty me ju, po e bëj këtë video në shenjë falënderimi për çmimin. Ky çmim është shumë i veçantë që më jep shtysë dhe vetëbesim për vitet e ardhshme. Viti që po e lëmë pas ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm, sidomos me klubin tim ku u shpallëm kampion pas 33 vjetësh, që është një kohë shumë e gjatë për një ekip që të rishpallet kampion. Ka qenë një sukses i rrallë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij suksesi. Me Kombëtaren e Kosovës kemi pasur shumë ndeshje të rëndësishme, kemi bërë shumë ndeshje të bukura. Jo gjithmonë rezultati ka qenë ashtu siç kemi dashur, por jemi duke u përmirësuar dhe duke besuar deri në fund se diçka të madhe mund ta bëjmë së bashku. Edhe një herë ju falënderoj shumë dhe shpresoj që t’u jap ende edhe më shumë ndeshje të mira dhe suksese të tjera”, ka theksuar Rrahmani në video-mesazhin e tij.

You Might Also Like

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

Kosova Times December 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Banka më e madhe në Skandinavi u akuzua për pastrimin e pothuajse 4 miliardë dollarëve të parave ruse

Kosova Times Kosova Times July 6, 2024
Suharekë: Rritet interesimi për kultivimin e arrës edhe nga gratë
Horoskopi ditor për datën 2 maj
Shqipëri, shqetësim mbi gjuhën e urrejtjes në politikë, media dhe rrjetet sociale
Nga janari rreth 750 ankesa nga konsumatorët, pak të zgjidhura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?