Rreth 7 mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit. Shumica e këtyre mjeteve është raportuar se janë deponuar në një bankë në Preoc të Graçanicës.
“Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërkohë, rasti tjetër ka ndodhur në Fushë-Kosovë, gjithashtu në një bankë, ku janë deponuar 364 euro, që po ashtu dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, derisa është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në raportin e policisë.