By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
PDK: Kuvendi ende nuk është i konstituuar, ftesa është e kotë
August 30, 2025
Stuhi e fortë shiu dhe ere në Shqipëri, policia: Shmangni lëvizjet
August 30, 2025
LDK: Kuvendi nuk është konstituuar, çdo tentim tjetër përbën shkelje
August 30, 2025
Krasniqi: 18 vite pa Triumf Rizën, drejtësia ende s’ka thënë fjalën e vet
August 30, 2025
Një 24-vjeçare mbetet e vrarë në një poligon në Prishtinë RTKlive
August 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale
Lajme

RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 1:35 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Fillimi i vitit po i gjen pa fonde disa strehimore që ofrojnë shërbime rezidenciale për viktimat e dhunës në familje, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe viktimat e trafikimit. Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve Liria Gjilan, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Qendra Shpresë dhe Shtëpi për Fëmijë kanë mbetur pa fonde për muajt janar e shkurt, pasi që të mërkurën, më 27 dhjetor 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, refuzoi kërkesën për financim të këtyre strehimoreve. Kërkesa ishte dërguar në Ministrinë e Drejtësisë nga përfaqësueset e strehimoreve, e cila pastaj nga Ministria e Drejtësisë u dërgua për aprovim në Ministrinë e Financave, e që pastaj u refuzua.

Në vitin 2023, këto strehimore u mbështetën financiarisht nga Ministria e Drejtësisë për periudhën Maj-Dhjetor 2023, ndërsa të njëjtave u ishte premtuar se në nëntor të 2023 do të hapet thirrja publike për financim për fillimin e vitit, por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për më tepër edhe shumë qendra ditore që ofrojnë shërbime sociale janë në të njëjtën situatë.

Qeveria e tanishme ka dhënë shumë zotime se do ketë prioritet luftimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe përmirësimin e shërbimeve sociale. Për këtë edhe ne si RrGK shpesh kemi përgëzuar Qeverinë për vullnetin që e ka shprehur në luftim të dhunës me bazë gjinore e të pabarazive tjera sociale. Mirëpo, ky vendim i fundit në prag të festave të fundvitit, na bën të reagojmë dhe të shqetësohemi për mirëqenien e personave, që janë në nevojë për strehim e shërbime sociale.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me 144 anëtaret e saj, i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që sa më parë ta adresojnë këtë problem. Ne jemi tejet të shqetësuara për mos-aprovimin e mbështetjes financiare për strehimoret e lartpërmendura dhe shërbimet tjera sociale, sepse kjo do t’i vërë në një situatë të rrezikut të gjithë qytetaret/ët që kanë nevojë për këto shërbime. Siç ka qenë praktikë edhe viteve paraprake, ne presim që qeveria sa më parë të krijojë një Fond Emergjent përmes të cilit do të mbulohen nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve sociale për periudhat kur ato kanë nevojë.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka avokuar gjithnjë që të ekzistojë një linjë e veçantë për shërbimet e strehimit të viktimave të dhunës me bazë gjinore e trafikimit me qenie njerëzore, e cila tashmë që nga viti 2018 është në Ligjin për Buxhet, ndërsa tani është koha që kontraktimi i shërbimeve sociale të ofruara nga strehimoret të mbulohen për një periudhe 3 vjeçare, si një zgjidhje e qëndrueshme, propozim ky të cilin RrGK ka kohë që e ka rekomanduar për Qeverinë e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

PDK: Kuvendi ende nuk është i konstituuar, ftesa është e kotë

Stuhi e fortë shiu dhe ere në Shqipëri, policia: Shmangni lëvizjet

LDK: Kuvendi nuk është konstituuar, çdo tentim tjetër përbën shkelje

Krasniqi: 18 vite pa Triumf Rizën, drejtësia ende s’ka thënë fjalën e vet

Një 24-vjeçare mbetet e vrarë në një poligon në Prishtinë RTKlive

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sylvinho: Forca jonë është skuadra, gjithçka është e mundur në futboll

Kosova Times Kosova Times June 7, 2024
Zjarret në Neredimë, apel për shmangien e ndezjeve në natyrë
Thaçi: Dhomat e Specializuara t`i respektojnë ligjet e Kosovës
Koreja e Jugut dhe ShBA zhvillojnë stërvitje pranë kufirit me Korenë e Veriut
Ky drithë ul sheqerin në gjak dhe shkrin yndyrat dhe mund të hahet çdo ditë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?