By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çitaku: Ky vit, më i dështuari për Kosovën në politikën e jashtme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çitaku: Ky vit, më i dështuari për Kosovën në politikën e jashtme
Lajme

Çitaku: Ky vit, më i dështuari për Kosovën në politikën e jashtme

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 1:43 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se  Kosova po përmbyllë vitin më të rëndë dhe më të dështuar në politikën e jashtme, që nga shpallja e pavarësisë, pa njohje, pa anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe pa avancim të agjendës eurointegruese dhe nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. 

Çitaku, në një konferencë për media tha se politika e jashtme e Kosovës është karakterizuar nga kakofonia, mungesa e vizionit dhe shumësia e skandaleve.

“Suksesi i vetëm i kësaj Qeverie është angazhimi i këshilltarëve me paga mijëra euro në muaj, pa asnjë rezultat për Kosovën. Qasja e papërgjegjshme e Qeverisë së Kosovës, kacafytja e hapur dhe publike me aleatët tanë kryesorë, solli reduktimin e ambicieve për Kosovën nga ndërmjetësit e dialogut. Dhe si rrjedhojë përfunduam me një marrëveshje, e cila  nuk është as gjithëpërfshirëse, as finale, e as me njohje reciproke në qendër. Përfunduam me një draft-statut të pranuar nga kryeministri Kurti, i cili në esencë është një Kushtetutë për serbët e Kosovës dhe krijon një sistem paralel brenda Republikës sonë”, theksoi ajo.

Ajo tha se nuk ka njeri me mendje të shëndoshë, i cili do ta donte këtë lloj pasqyre negative në politikën e jashtme.

“Në një vit kur u konkretizua procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, qoftë me miratimin e statusit kandidat, qoftë me hapjen e negociatave për Bosnje Hecegovinën, Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë, aplikacioni i Kosovës mbeti i patrajtuar dhe Kosova vazhdon të mos ketë qasje në qindra miliona euro të fondeve zhvillimore të dedikuara për Ballkanin Perëndimor”, shtoi Çitaku.

Çitaku rikujtoi se PDK ka ofruar mbështetje në fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës, ku kryetari Memli Krasniqi dhe zyrtarët e tjerë të partisë, në takimet dhe vizitat e shumta jashtë vendit, kanë insistuar që qytetarët e Kosovës të mos e bartin koston e sjelljes së papërgjegjshme dhe avantureske të qeveritarëve.

“Do të doja që në këtë konferencë të flisnim për tema tjera, sepse sukseseve të Kosovës në politikën e jashtme, duhet t’iu gëzohemi të gjithë. Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet për të gjetur qoftë edhe një sukses të Kosovës në politikën e jashtme, ishte e pamundur. Realisht, politika e jashtme e Republikës sonë këtë vit ishte inekzistente. Në vitin tjetër me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kjo mendësi rrënuese dhe përçarëse e kësaj Qeverie, do të marrë fund”, përfundoi Çitaku. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulm me raketë ndaj një objekti kyç energjetik në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times October 15, 2022
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Abazoviq
India heq dore nga planet për shtimin e gjyqeve për sulme seksuale
Suedia i bashkohet operacionit të NATOS-s në Detin Baltik
Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikohet përshkallëzimi për shkak të targave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?