By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SPAK kërkon masën e arrestit ndaj Berishës, sot vendos gjykata
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > SPAK kërkon masën e arrestit ndaj Berishës, sot vendos gjykata
Rajon / Botë

SPAK kërkon masën e arrestit ndaj Berishës, sot vendos gjykata

Kosova Times
Last updated: 2023/12/30 at 12:33 PM
Kosova Times Published December 30, 2023
Share
SHARE

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit pritet të vendosë mesditën e sotme mbi masën e arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Seanca e cila do të mbahet në orën 12:00 vjen pas zhvillimit të tre të tillave ku u dëgjuan të gjitha palët dhe Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) kërkoi masën e arrestit shtëpiak.

Nga ana tjetër avokatët e Berishës gjatë dy ditëve të fundit kanë dhënë prova të tjera dhe kanë kërkuar një CD për të marrë të gjithë debatin gjyqësor. Sipas tyre, kjo kërkesë nuk duhet të kundërshtohet pasi Berisha nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u larguar nga vendi.

Gjithashtu avokatët e Berishës kërkuan edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka gjë e cila hodhi poshtë kërkesën e tyre duke shtyrë edhe seancën për ditën e sotme.

“Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e bërë më parë nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, transmeton RTSh.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkon masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit Berisha në adresën e deklaruar, me mbikëqyrje policore, ku pjesë e kësaj mase është edhe ndalimi i komunikimi me të tjerët i liderit historik të së djathtës.

Kjo kërkesë e SPAK vjen pasi Kuvendi dha autorizimin për heqjen e imunitetin të deputetit të ish-kryeministrit Berisha teksa më parë Struktura e Posaçme kishte kërkuar detyrim paraqitje gjë e cila nuk u zbatua nga Berisha duke bërë që të shkohet në një masë më të fortë.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në rastin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani dhe se përmes këtij privatizimi ai ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi (i cili ndodhet në arrest shtëpie) përgjatë viteve 2005-2013, kur ushtronte detyrën si kryeministër i vendit.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times December 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri relativisht i qëndrueshëm

Kosova Times Kosova Times September 14, 2025
Një çerek milioni njerëz që ktheheshin nga fronti nuk mund të gjenin punë
Jahjaga në përkrahje të Kosovës: Ekipi s’ka nevojë për stres po për gola
IKD dhe familja Morina: KPK amnistoi prokuroren, neglizhenca e të cilës vrau Sebahate Morinën
Ruben Amorim zyrtarisht trajner i ri i Man Unitedit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?