By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Luftime të ashpra në jug të Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Luftime të ashpra në jug të Gazës
Rajon / Botë

Luftime të ashpra në jug të Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/02 at 4:51 PM
Kosova Times Published January 2, 2024
Share
SHARE

Luftime të ashpra janë raportuar në qytetin jugor të Gazës, Han Junis, më 2 janar, një ditë pasi Izraeli tha se do të tërheqë mijëra trupa nga zona të tjera të këtij territori.

Palestinezët raportuan për sulme ajrore dhe me artileri gjatë natës dhe në mëngjesin e 2 janarit në Han Junis dhe në zonat afër kufirit me Izraelin. Luftime po ashtu janë raportuar në dhe përreth kampit të refugjatëve Burej, në Gazën qendrore.

Edhe në Qytetin e Gazës, prej ku shumica e banorëve kanë ikur dhe ku trupat izraelite po luftojnë me luftëtarët e Hamasit për më shumë se dy muaj, banorët kanë raportuar për luftime në lagje të ndryshme, por edhe në kampin e refugjatëve Xhabalia, që gjendet afër.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – të shkatërrohet dhe të lirohen mbi 100 pengje që mbahen nga ky grup radikal. Lideri izraelit ka thënë se lufta mund të vazhdojë edhe për disa muaj.

Por, më 1 janar Izraeli njoftoi se do të tërheqë mijëra trupa nga Gaza. Ky njoftim erdhi pak para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përderisa Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar për të ndalur ofensivën e tij që ka vrarë pothuajse 22.000 palestinezë. Blinken i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë.

Hamasi ka vrarë 1.200 persona dhe ka zënë rob afër 240 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit që nxiti luftën.

Izraeli është shumë afër marrjes së kontrollit operacional në pjesën veriore të Gazës dhe ka thënë se do të reduktojë numrin e forcave në atë pjesë. Megjithatë, luftime të ashpra po zhvillohen në territorin palestinez, veçmas në jug, ku gjenden shumë forca të Hamasit dhe shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës që ka ikur nga luftimet në veri.

Pavarësisht se ka njoftuar për tërheqjen e mijëra trupave në javët në vijim për pushim dhe trajnime, ushtria izraelite nuk ka thënë nëse ky vendim paraqet një fazë të re të luftës.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times January 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Lajçak dhe Chollet: Zbatimi urgjent i marrëveshjeve të arritura i nevojshëm

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Në përvjetorin e vdekjes së Alexei Navalny, ngjarje përkujtimore po zhvillohen në mbarë botën
Raporti i DASH: Rriten përpjekjet, por mbeten sfida serioze
Elon Musk nuk do të paguhet 56 miliardë dollarë, konfirmoi gjykatësi vendimin e mëparshëm
Ministri Çeku paditë për shpifje, Besian Mustafën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?