By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lëvizja për Bashkim: Kurti ta njoftojë opinionin për planin franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lëvizja për Bashkim: Kurti ta njoftojë opinionin për planin franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë
Lajme

Lëvizja për Bashkim: Kurti ta njoftojë opinionin për planin franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/19 at 12:21 PM
Kosova Times Published October 19, 2022
Share
SHARE

Lëvizja për Bashkim thotë se ekziston plani franko-gjerman për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj, sipas këtij subjekti politik, kryeministri Kurti duhet ta njoftojë opinionin publik për kornizën e ofruar të marrëveshjes.

Lëvizja për Bashkim (LB), përmes një komunikate, thotë se kohëve të fundit janë intensifikuar vizitat e emisarëve të BE-së e të ShBA-së të ngarkuar me ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Përveç kësaj, tanimë është e njohur publikisht edhe ekzistenca e një plani franko-gjerman për t’iu dhënë fund bisedimeve Kosovë-Serbi, me synimin që të përmbyllej me një marrëveshje përfundimtare në mes të këtyre dy vendeve. Madje, u tha edhe publikisht se ka një marrëveshje në mes të palëve që ky plan të mos bëhet publik”, thuhet në komunikatë.

LB thotë se “edhe pse Qeveria e Kosovës fillimisht e mohoi ekzistencën e këtij plani, tani e thotë hapur se ai plan ekziston, por nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për përmbajtjen e tij”.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti sa ishin në opozitë i kanë kritikuar zëshëm rivalët e tyre pikërisht për mungesë të transparencës në dialog, por tani e injorojnë plotësisht opinionin publik, madje edhe duke pohuar ‘pa frikë’ se plani ekziston, por se nuk do ta bëjnë publik”.

Sipas LB, ky injorim, këto bisedime të fshehta, kjo mungesë e “frikës” nga opinioni publik, – të gjitha këto e bëjnë të frikshme mungesën e transparencës në dialog.

LB konsideron që kryeministri Kurti duhet ta njoftojë opinionin publik për kornizën e ofruar të marrëveshjes.

“Ai dhe qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë këtë moment që, duke e vendosur në qendër parimin e reciprocitetit, të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme edhe për Kosovën Lindore, dhe për veriun e Kosovës”.

“Përndryshe, sipas LB, me këtë qasje të qeverisë, – ku një herë e trajtonte dialogun si prioritet të shtatë a të tetë, e tani e ka prioritet të parë, por duke e mbajtur në fshehtësi procesin, – mund të jemi dëshmitarë të marrëveshjeve të cilat nuk i zgjidhin problemet themelore në mes të dy vendeve, duke i shtyrë ato dhe, si pasojë, duke vazhduar ta mbajnë Kosovën në një gjendje të pafavorshme status quo-je. /Kosovatimes/

You Might Also Like

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë

LDK hap fushatën në Junik, Abdixhiku: Juniku gjithmonë ka zgjedhur me zemër

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

Kosova Times October 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Osmani takoi kryeministrin britanik, Rishi Sunak

Kosova Times Kosova Times June 2, 2023
Ndahen 720 mijë euro për subvencionimin e faturave të energjisë
Rusia goditi Mykolaiv, një person u vra
Brazili heton falsifikimet e të dhënave për vaksina, bastiset shtëpia e ish-presidentit
ShBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?