By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, kritika mbi mungesën e transparencës lidhur me shtrimin në spital të kreut të Pentagonit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, kritika mbi mungesën e transparencës lidhur me shtrimin në spital të kreut të Pentagonit
Rajon / Botë

ShBA, kritika mbi mungesën e transparencës lidhur me shtrimin në spital të kreut të Pentagonit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/07 at 6:59 PM
Kosova Times Published January 7, 2024
Share
SHARE

Udhëheqës të lartë të administratës së Presidentit Biden, zyrtarët më të lartë të Pentagonit dhe ligjvënësit amerikanë nuk ishin në dijeni që Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ishte i shtruar në spital që nga e hëna, thanë zyrtarët amerikanë të shtunën. Kjo çështje ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe mbajtjen të fshehtë të trajtimit mjekësor të zotit Austin. Pentagoni nuk e informoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan për shtrimin e zotit Austin në Spitalin ushtarak Walter Reed në Meriland deri të enjten, sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti.

Mospublikimi i informacionit mbi shtrimin në spital të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin nga Pentagoni për disa ditë pasqyron një mungesë të pazakontë të transparencës rreth sëmundjes së tij, seriozitetit të gjendjes së tij shëndetësore dhe datës së daljes së tij nga spitali. Kjo mungesë transparence në një kohë kur Shtetet e Bashkuara përballen me një sërë krizash të sigurisë kombëtare bie ndesh me praktikat normale të presidentit, zyrtarëve të tjerë të lartë dhe anëtarëve të kabinetit amerikan.

Megjithatë, Presidenti Biden bisedoi me zotin Austin të shtunën dhe shprehu besimin tek ai, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në kushte anonimiteti.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Sekretari Austin mori përgjegjësinë për vonesën e njoftimit të publikut mbi gjendjen e tij shëndetësore.

“E kuptoj që unë mund të kisha bërë një punë më të mirë lidhur me informimin e publikut. Zotohem se do të bëj një punë më të mirë në këtë drejtim”, tha ai përmes deklaratës, duke pranuar shqetësimet për mungesë transparence. “Por është me rëndësi të thuhet se kjo ishte një ndërhyrje mjekësore e imja dhe unë marr përgjegjësi të plotë për vendimet mbi njoftimin e publikut për këtë çështje”, shtoi ai.

Austin, 70 vjeç, vazhdon të jetë i shtruar në spital si pasojë e ndërlikimeve nga një ndërhyrje mjekësore, tha zëdhënësi i Pentagonit. Në deklaratën e tij, Austin tha se po rikuperohej, por nuk dha hollësi të tjera mbi arsyen e shtrimit në spital.

Zëdhënësi i Pentagonit, Gjeneral Majori Pat Ryder tha se anëtarët e Kongresit u informuan mbi shtrimin në spital të zotit Austin të premten pasdite. Nuk është e qartë nëse anëtarët më të lartë të personelit të zotit Austin ishin njoftuar për ndërhyrjen mjekësore, por pjesa më e madhe e personelit të Pentagonit u informua mbi këtë çështje nga deklarata e Pentagonit e lëshuar të premten. Shumica e tyre mendonin se Sekretari Austin ishte me pushime gjatë javës.

Nënsekretarja e Departamentit të Mbrojtjes Kathleen Hicks mori përsipër përgjegjësitë e Sekretarit Austin pas shtrimit të tij në spital. Një zyrtar i qeverisë tha se nënsekretarja e cila ato ditë ndodhej në Porto Riko, i kishte të gjitha komunikimet e nevojshme që ia mundësuan kryerjen e detyrës ndërsa zoti Austin, një gjeneral me katër yje, i cili ka patur një karrierë 41 vjeçare në ushtrinë amerikane, nuk ishte në gjendje t’i kryente detyrat për shkak të ndërhyrjes mjekësore.

Zëdhënësi Ryder tha të shtunën se zoti Austin po e merrte veten dhe që nga e premtja në mbrëmje po kryente detyrat e tij nga spitali Walter Reed. Ai tha se për shkak të privatësisë, “ndryshimit të situatës” dhe gjendjes mjekësore, Pentagoni nuk e bëri publike mungesën e Sekretarit Austin.

Senatorët republikanë Roger Wicker dhe Tom Cotton kritikuan Departamentin e Mbrojtjes, duke thënë se zyrtarët e tij qëllimisht nuk e njoftuan publikun mbi gjendjen shëndetësore të zotit Austin.

Edhe Shoqata e Shtypit në Pentagon, e cila përfaqëson mediat që ndjekin zhvillimet atje, i dërgoi një letër proteste të premten zëdhënësit të Pentagonit Pat Ryder dhe ndihmës sekretarit për marrëdhëniet me publikun, Chris Meagher, mbi mungesën e transparencës dhe informacionit për gjendjen shëndetësore të Sekretarit Austin.

Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë qenë më transparentë rreth shtrimit të tyre në spital. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrrick Garland, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore në vitin 2022, informoi zyrën e tij dhe publikun një javë para ndërhyrjes mjekësore mbi ditën se kur do të dilte nga spitali dhe kur do të kthehej në punë.

Shtrimi në spital e Sekretarit Austin vjen në një kohë kur grupet militante të mbështetura nga Irani po kryejnë sulme me raketa dhe dronë kundër bazave amerikane në Irak dhe Siri, konfliktit Izrael-Hamas dhe luftës në Ukrainë.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat

Kosova Times January 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Humbje të tmerrshme: rusët humbën 38,000 ushtarë në betejat për rajonin e Kurskut

Kosova Times Kosova Times January 4, 2025
Katastrofa në Transnistrinë separatiste: Autoritetet urdhëruan banorët të ngroheshin në një dhomë
Kryeministri i Suedisë “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit
Policia e Kosovës arreston pesë persona në veri për sulm, kontrabandë dhe posedim të narkotikëve
Manovra artilerie në Arktik: NATO stërvitet pranë kufirit me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?