Dymbëdhjetë kompani të përpunimit të drurit do të përfaqësojnë një linjë të gjerë të produkteve dhe dizajnëve të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të ndërtimit “Swiss Bau 2024”.
“Anëtarët tanë e shohin Zvicrën si një treg shumë tërheqës dhe fitimprurës për produktet e tyre. Pjesëmarrja jonë në këtë panair është një mundësi shumë e madhe për kompanitë individuale dhe për të gjithë industrinë e drurit të Kosovës që të zgjerojnë tregun e tyre në Zvicër dhe shtetet tjera dhe të rrisin shitjet”, ka deklaruar Arieta Vula-Pozhegu, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Produktet që përfshijnë nga dyert e dritaret, te kuzhinat e mobiliet do të ekspozohen në pavijonin e Kosovës për bizneset dhe klientët në Zvicër dhe më gjerë. /Kosovatimes/