By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025
June 9, 2025
Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeverisë i kërkohet të hap të dhënat e Fondit të Sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeverisë i kërkohet të hap të dhënat e Fondit të Sigurisë
Lajme

Qeverisë i kërkohet të hap të dhënat e Fondit të Sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/12 at 4:32 PM
Kosova Times Published January 12, 2024
Share
SHARE

Katër organizata joqeveritare kanë kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe nga Agjencia për Privatësi dhe Informacion që të bëjnë publike informacionet që lidhen me Fondin e Sigurisë.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në mars të vitit 2022 për themelimin e Fondit të Sigurisë, ku qytetarët dhe donatorët e ndryshëm mund të kontribuojnë për forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është në proces të transformimit në ushtri.

Iniciativa për Progres (INPO), Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), përmes një reagimi të përbashkët, thanë se në këtë rast ka të bëjë me fonde vullnetare të qytetarëve, të cilat më pas dedikohen vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes.

Informacionet për Fondin e Sigurisë janë konfidenciale, në bazë të një vendimi të tashmë ish-drejtorit të Thesarit, Ahmet Ismajli. Në vendimin e tij ishte thënë se këto donacione janë të dedikuara vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe “hapja e paautorizuar e këtyre të dhënave, veçanërisht shumës së tërësishme të mbledhur dhe numrin e kontribuuesve, do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, në rrafshin rajonal dhe më gjerë”.

Por, organizatat joqeveritare thanë se klasifikimi i këtyre të dhënave është bërë me Ligjin tashmë të shfuqizuar për klasifikimin dhe verifikimin e sigurisë.

Katër organizatat e shoqërisë civile, thanë se donacionet në Fondin e Sigurisë bëhen në mënyrë vullnetare dhe prandaj paratë e mbledhura “konsiderohen para publike [Neni 2 i Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë]”.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës [neni 120.1.] ka përcaktuar se ‘shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës”. Ndërsa, Ligji Nr.06/L-081 për qasje në dokumente publike [neni 17.3.3.1] ka përcaktuar se ‘Qasja në dokumente publike gjithnjë lejohet, nëse: 3.1. dokumenti publik i kërkuar ka të bëjnë me shpenzimet e parasë publike’”, u tha në reagim.

Mosbërja publike e këtyre të dhënave, sipas shoqërisë civile është dëshmi “e fortë e mungesës së transparencës së Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Ne ftojmë Agjencinë për Informim dhe Privatësi që brenda mandatit që ka, ta mbrojë ligjshmërinë dhe të drejtën e qytetarëve për qasje në të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke dëshmuar përmes këtij rasti pavarësinë institucionale dhe politike”, u tha në reagim.

OJQ-të paralajmëruan se do të iniciojnë procedura gjyqësore nëse Agjencia për Informim dhe Privatësi nuk nxjerr një vendim, siç thanë, meritor për këtë rast.

Në korrikun e vitit të kaluar, Ministria e Financave, që menaxhon mjetet e Fondit, kishte deklaruar se mjetet e mbledhura “janë transparente dhe në dispozicion për autoritetet shtetërore që kanë të drejtë të qasjes”, por nuk tregoi se cilat institucione e kanë këtë të drejtë.

Ky hap nga organizatat e shoqërisë civile vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë sisteme kundërtanke, Javelin, në vlerë prej 75 milionë eurosh. Që blerja e tyre të finalizohet, duhet të marrë mbështetjen e Kongresit amerikan.

Shitja e këtyre armëve, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të ShBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të ShBA-së”, tha një zëdhënës i DASh-it për Radion Evropa e Lirë.

Më 2028, kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri, ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, siç është thënë, “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”.

You Might Also Like

Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës

Kupina: Behrami po shpif, Presidenca nuk vazhdon mandat të Speciales

Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit

Kosova Times January 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pse komuna e Prishtinës lejon identifikimin e historisë së saj nga propagandues diplomatik serbë?

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Pact of Free Cities`, kryebashkiakët e botës në Tiranë, më 5 shkurt
ShBA-ja ndan fonde për sigurinë në sinagoga e xhami
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
Bideni i dërgon letër urimi Vuçiqit: Mbështes dialogun Kosovë – Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?