By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i mbrojtjes i Kroacisë anulon takimin me homologun malazez pas deklaratave lidhur me periudhën e luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i mbrojtjes i Kroacisë anulon takimin me homologun malazez pas deklaratave lidhur me periudhën e luftës
Rajon / Botë

Shefi i mbrojtjes i Kroacisë anulon takimin me homologun malazez pas deklaratave lidhur me periudhën e luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/14 at 9:38 PM
Kosova Times Published January 14, 2024
Share
SHARE

Takimi i Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, me homologun e tij malazez, Dragan Krapoviq, është anuluar për shkak të deklaratave të ministrit malazez lidhur me pllakatin në ish kampin ushtarak në Morinje gjatë luftës së Kroacisë, dhe të pronësisë mbi anijen shkollore Jadran, që vazhdon të jetë objekt i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Pikëpamjet e Ministrit Krapoviq, të cilat i ka shprehur në media ditët e fundit, nuk lënë hapësirë për diskutim dhe bien ndesh me pikëpamjet e Kroacisë dhe faktet historike”, tha në reagimin e saj ministria kroate lidhur me anulimin e takimit.

Ministri malazez Dragan Krapoviq pritej të takohej mbrëmjen e së shtunës me homologun kroat Ivan Anushiq në Tivar, në kuadër të kremtimit të Ditës së Popullit Kroat në Mal të Zi.

Një ditë më parë zoti Krapoviq tha se sipas marrëveshjeve të nënshkruara pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Kroacia nuk ka të drejtë të kërkojë anijen shkollore Jadran. Anija lundruese e quajtur Jadran ose Adriatik është pjesë e flotës detare malazeze me qendër në portin e Tivarit.

Ndërsa lidhur me pllakatin në ish kampin ushtarak, Morinj, zoti Krapoviq tha se, “ishte vendosur në mënyrë të gabuar dhe se mbishkrimi nuk korrespondon me faktet dhe se ajo duhet të zëvendësohet me një tjetër me një tekst më të përshtatshëm”.

Pllaka përkujtimore
Pllaka përkujtimore

Në pllakatë citohen vuajtjet në kampin Morinj gjatë agresionit serbomadh dhe kërkohet që ngjarjet që turpëruan emrin e Malit të Zi të mos përsëriten më kurrë.

 

Sjellja e shefit të mbrojtjes malazeze, Dragan Krapoviq, u kritikua nga përfaqësuesit kroatë në Malin e Zi, duke thënë se cenon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa i kërkuan kryeministrit malazez që të distancohet nga qëndrime të tilla

 

Përfaqësuesit kroatë në Malin e Zi i kërkuan kryeministrit Milojko Spajiq që të distancohet nga veprimet e shefit të mbrojtjes malazeze.

 

Edhe opozita malazeze e kritikoi veprimin e Ministrit të Mbrojtjes, duke thënë se ai bëri deklarata të pamenduara në raport me shtetet fqinje.

 

“Incidenti që shkaktoi zoti Dragan Krapoviq me deklaratat e tij të pamenduara është vetëm vazhdimësi e politikës së provokimit të shteteve fqinje nga shumica e re parlamentare”, tha Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Kosova Times January 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Drafti i konkulzave: Heqja e masave pas tranzicionit të rregullt në veri

Kosova Times Kosova Times November 28, 2025
Parlamenti turk ratifikon anëtarësimin e Suedisë në NATO
Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova në Portugali
Kuvendi i Burrecave
I jepet lamtumira e fundit, At Antonio Belushit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?