By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një anije amerikane goditet nga një raketë e rebelëve të Huthit në Gjirin e Adenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një anije amerikane goditet nga një raketë e rebelëve të Huthit në Gjirin e Adenit
Rajon / Botë

Një anije amerikane goditet nga një raketë e rebelëve të Huthit në Gjirin e Adenit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 6:50 PM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

Një anije në pronësi të Shteteve të Bashkuara është goditur të hënën nga një raketë e shkrepur nga rebelët e lëvizjes jemenase, Huthi, në Gjirin e Adenit, njoftuan zyrtarët.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara e konfirmoi sulmin dhe i fajësoi rebelët e Huthit për të.

“Anija ka raportuar se nuk ka të lënduar apo dëme të mëdha dhe po e vazhdon rrugëtimin”, tha Komanda Qendrore.

Firmat e sigurisë Ambrey dhe Dryad Global thanë për Associated Press (AP) se anija e goditur ishte Eagle Gibraltar, një anije për transportimin e mallrave me shumicë.

Anija është në pronësi të Eagle Bulk nga Konektikati i Shteteve të Bashkuara.

Agjencia detare e Britanisë së Madhe, UKMTO, e cila i mbikëqyr ujërat në Detin e Kuq, tha se sulmi ndodhi rreth 177 kilometra në lindje të Adenit.

Huthët e kanë shënjestruar këtë korridor jetik nëpër të cilin kalojnë furnizimet me mallra dhe energji nga Azia dhe Lindja e Mesme në drejtim të Kanalit të Suezit dhe pastaj në Evropë.

Rebelët e Huthit, të cilët mbështeten nga Irani, thonë se sulmet në ngushticën jetike të transportit të mallrave përmes Detit të Kuq po bëhen ndaj anijeve të ndërlidhura me Izraelin, si përgjigje ndaj luftës në Rripin e Gazës.

Forcat britanike dhe ato amerikane ditë më parë i sulmuan objektivat ushtarake të lëvizjes rebele jemenase Huthi, e cila mbështetet nga Irani, duke rritur frikën për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë në Rripin e Gazës.

Të premten, në ditën e parë të sulmeve ajrore të udhëhequra nga ShBA-ja u sulmuan 28 lokacione dhe mbi 60 caqe nga raketat dhe bombat e lëshuara nga avionët luftarakë, luftanijet dhe nëndetëset. Sulmet goditën depo të armëve, radarë dhe qendra komanduese, sipas ShBA-së.

Forcat amerikane kryen, po ashtu, sulme ajrore të shtunën ndaj radarëve të rebelëve të Huthit.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Në vend të “kripto-pasurisë” – një llogari boshe

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Dështon edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit
Daçiq paralajmëron “ndryshime të caktuara” në sjelljen e Serbisë ndaj bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë
Një djalë është vrarë me thikë në një autobus në Londër
Vallecano ndal Real Madridin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?