By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçaku takoi O`Brien: Duam të shohim rajonin të ecë përpara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçaku takoi O`Brien: Duam të shohim rajonin të ecë përpara
Lajme

Lajçaku takoi O`Brien: Duam të shohim rajonin të ecë përpara

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 10:25 AM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e takimeve të Forumit të Davosit në Zvicër, është takuar me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O`Brien.

“Fillova javën time në Davos me Jim O’Brien. Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, ka shkruar Lajçak në platformën ‘X’.

Në Forumin Ekonomik të Davosit, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe kryeministri Kosovës Albin Kurti në prag të nisjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

“Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garancë për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, ka thënë Kurti për RTK-në.

Tutje i pari i ekzekutivit kosovar ka konfirmuar se do të ketë takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brain.

“Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel, ndërkaq do të kem takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brain, i cili e njeh Kosovën që prej tri dekadash”, ka deklaruar ai, transmeton RTKlive.

Kurti ka thënë se gjithashtu Forumin Ekonomik Botëror do ta shfrytëzojnë si mundësi për thirrje të investitorëve në Kosovë.

“Ende nuk janë konfirmuar të gjithë pjesëmarrësit, do të kem disa takime bilaterale, disa intervista për media të huaja dhe njëkohësisht do të kem disa takime me drejtues koorporatash që t’i ftojmë të vijnë e të investojnë në Kosovë, në veçanti në fushën e energjisë së ripërtërishme”, ka thënë Kurti.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën ‘Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga  15–19 janar 2024.

Takimi i 54-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror do të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien.

Ky takim vjetor do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një poster “Putini është një kriminel lufte” ishte varur në murin e Kështjellës Narva

Kosova Times Kosova Times May 9, 2023
BE do të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër “flotës hije” të Rusisë
Dyshohet se ndryshoi kufijtë kadastralë të një toke, ndalohet zyrtari
Zyrtarët të tronditur pas aksidentit në Uashington: Më shumë se 300 shpëtimtarë në terren
Shqipëria me 30% rritje të numrit të turistëve të huaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?