By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi zbulon: Kush është shpirti juaj binjak dhe kush do t’ju thyejë zemrën pa e falur?
September 15, 2025
Horoskopi ditor për 15 shtator
September 15, 2025
Bardem mbante një keffiye palestineze në Çmimet Emmy: Nuk do të punoj me ata që mbështesin gjenocidin
September 15, 2025
”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në Emmy Awards
September 15, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryediplomatja verikoreane në Moskë për bisedime për thellimin e raporteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryediplomatja verikoreane në Moskë për bisedime për thellimin e raporteve
Rajon / Botë

Kryediplomatja verikoreane në Moskë për bisedime për thellimin e raporteve

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 1:48 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

Kryediplomati rus ka mirëpritur në Moskë homologen e tij verikoreane për bisedime lidhur me zgjerimin e raporteve mes dy shteteve, në mes të shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me një marrëveshje të dyshuar të armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Në nisje të takimit, Sergei Lavrov tha se me ministren verikoreane, Choe Son Hui, do të diskutojnë për “punën aktive” në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes udhëheqësve të dy shteteve.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shtatorin e vitit të kaluar kishte udhëtuar për në Rusi, ku ishte takuar me presidentin Vladimir Putin. Gjatë vizitës, dy udhëheqësit vizituan disa vende ushtarake, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare lidhur me një aleancë të armëve që do të ndihmonte Moskën të rimbushë arsenalin e tij për shkak të luftimeve në Ukrainë.

Putin pritet të takohet me Choe më vonë gjatë ditës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus do të vizitojë Korenë e Veriut me ftesë të Kimit “në një kohë të përshtatshme” dhe vizita do të realizohet “në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët”.

Në nisje të takimit, Lavrov po ashtu përmendi “bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm” mes dy shteteve në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Ai theksoi se Moska “vlerëson lart” mbështetjen e Penianit për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të zhvilluar lidhjet tona”, tha Choe.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë akuzuar Korenë e Veriut se po furnizon me municione të artilerisë dhe raketa Rusinë, armë të cila më pas, sipas Uashingtonit dhe Seulit, po përdoren në pushtimin rus të Ukrainës.

Më herët gjatë këtij muaji, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby, tha se Rusia veçse ka përdorur raketa balistike, që i ka dhënë Koreja e Veriut, për të kryer sulme në Ukrainë.

Si Rusia, ashtu edhe Koreja e Veriut, kanë hedhur poshtë akuzat se Koreja e Veriut ka transferuar armë në Rusi.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

I dyshuari kryesore në rastin Madeleine McCann refuzon të flasë me policinë

BBC zbulon shefin e një rrjeti prostitucioni në lagjet joshëse të Dubait

Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk

Netanyahu do të arrestohet nëse vjen në Nju Jork?

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dështon votimi i marrëveshjes ndërkombëtare për hekurudha

Kosova Times Kosova Times September 21, 2023
Ky është fundi i rendit që ka mbizotëruar në Evropë në 80 vitet e fundit
Kurti riemëron Agron Llugaliun, drejtor të Doganës së Kosovës
Navalnaya paralajmëron se Putin mund të përdorë armë bërthamore
Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?