By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paqartësi rreth mënyrës së identifikimit biometrik në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Paqartësi rreth mënyrës së identifikimit biometrik në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut
Rajon / Botë

Paqartësi rreth mënyrës së identifikimit biometrik në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 6:05 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut ende nuk e di me saktësi se si do t’i integrojë pajisjet biometrike për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjve të njohur si “fingerprint”, për të cilat nga buxheti i shtetit janë ndarë 11 milionë euro.

Nga KShZ-ja thonë për Radion Evropa e Lirë thonë se janë duke diskutuar me kompaninë gjermane që e ka furnizuar këtë institucion me këto aparate, rreth modelit të zbatimit të sistemit të ri biometrik – identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe atyre për zgjedhjen e presidentit të shtetit që duhet të mbahen në maj të këtij viti.

Ky sistem do të jetë më i komplikuar pasi bëhet fjalë për zgjedhje të dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale.

Ndër dilemat është nëse këto pajisje do t’i identifikojnë votuesit një herë për të dyja proceset. Ose si do të bëhet identifikimi nëse një votues dëshiron të votojë vetëm për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe jo edhe për zgjedhjet parlamentare dhe anasjelltas.

Lideri i partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, gjatë takimit të fundvitit me gazetarët kishte shprehur rezerva rreth përdorimit të këtij sistemi gjatë zgjedhjeve të dyfishta. Ai kishte theksuar që në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje besueshmëria e zgjedhjeve, KShZ-ja duhet të dalë me zgjidhje konkrete.

Partia maqedonase në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM), ka theksuar se “Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është përgjegjës se si do të zhvillohet procesi teknik i zgjedhjeve. Pasi KShZ-ja të dalë me zgjidhje konkrete, atëherë kjo parti do të dalë me qëndrim lidhur me këtë çështje”.

Regjistrimi i saktë i qytetarëve që dalin për të votuar për zgjedhjet presidenciale është i rëndësishëm pasi që zgjedhjet të jenë të vlefshme, në zgjedhje duhet të dalë 40 për qind e trupit elektoral.

Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, thotë për Radion Evropa se tashmë ky institucion është duke finalizuar një zgjidhje me përfaqësitë e kompanisë gjermane “Dermalog”, prej ku janë marrë aparatet.

Mirëpo, ish-kryetari i KShZ-së, Aleksandar Novakoski, duke folur për REL-in konsideron se duhet inkorporuar sistem i dyfishtë për evidentimin ndaras të votuesve, për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare, për të shmangur çfarëdolloj dyshimi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të dyfishta në pranverë.

“Është shumë e thjeshtë nëse votuesi dëshiron të votojë për të dyja zgjedhjet, atëherë nuk do të kishte problem, por nëse një votues vendos të votojë për një palë zgjedhje, atëherë do të duhet të vendosen udhëzime të qarta. Do të ishte mirë që sistemi të përmirësohej teknikisht, për këtë besoj se ka kohë, që të shmangen mosmarrëveshjet”, vlerëson Novakoski, duke theksuar se edhe paqartësitë më të vogla mund të përdoren nga kundërshtarët politikë për të kontestuar rezultatin zgjedhor.

Nga ana tjetër, Oliver Derkoski, gjithashtu ish-kryetar i KShZ-së, konsideron se nuk ka vend për manipulime përmes aparateve të regjistrimit të gjurmëve të gishtërinjve, sepse ato përdoren vetëm për identifikim, ashtu siç përdoren letërnjoftimet.

“Nëse dikush nuk dëshiron të votojë në njërën palë të zgjedhjeve, ai nuk do të marrë fletëvotim dhe nuk do të nënshkruhet në listën zgjedhore”, thotë Derkoski.

Pajisjet me sistemin e ri biometrik për identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, të njohur si “fingerprint”, për herë të parë u vendosën në përdorim në zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021.

You Might Also Like

Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë

Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë

Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve

Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini

Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën pesë të vdekur pas shpërthimit në Hagë

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Sektori i mjedrës mbetet një nga sektoret me premtuese në Kosovë
Vendimi: Giuliani shpërfilli përmbushjen e detyrimeve lidhur me çështjen e zgjedhjeve 2020
Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor
Ganiu i reagon Pendarovskit: Rruga “Adem Demaçi” e emëruar sipas ligjit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?