By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina nuk është e interesuar për negociata me Rusinë pa diskutuar një armëpushim
June 13, 2025
KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale
June 13, 2025
`Poetët e Simfonisë` takohen në edicionin e tretë poetik
June 13, 2025
Kori i Filharmonisë dhe Michelle Jensen, sonte me koncert në Prishtinë
June 13, 2025
Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kritika ndaj Scholz për mbështetjen e projektit kinez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kritika ndaj Scholz për mbështetjen e projektit kinez
Rajon / Botë

Kritika ndaj Scholz për mbështetjen e projektit kinez

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 6:36 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Kancelari gjerman Olaf Scholz u përball me kritika të enjten pasi një raportim i mediave e akuzoi atë se po inkurajonte investimet kineze në një port të Hamburgut, pavarësisht skepticizmit të madh që ekziston në qeverinë e tij mbi këtë çështje.

Gjigandi kinez i transportit “Cosco” do të marrë 35 për qind të aksioneve në një terminal kontejnerësh në Hamburg, në një marrëveshje të rënë dakord vitin e kaluar, por ende e pa autorizuar nga qeveria federale e Gjermanisë.

Mediat gjermane NDR dhe WDR raportuan të enjten se kancelaria po planifikon të miratojë marrëveshjen pavarësisht kundërshtimit nga gjashtë ministri të ndryshme në koalicionin e qeverisë Scholz me të Gjelbërit dhe FDP-në liberale.

“Kjo nuk është diçka e mirë për ekonominë tonë dhe as për sigurinë tonë,” tha bashkë-drejtuesi i partisë së Gjelbër, Omid Nouripour për portalin e lajmeve t-online.

Michael Kruse, kreu i FDP-së në Hamburg, e quajti projektin “të rrezikshëm”, ndërsa eksperti konservator i politikës së jashtme Juergen Hardt tha se ky projekt do t’i mundësonte Kinës të fitonte akses në “informacione të brendshme me rëndësi”.

“Kjo është pikërisht ajo që ne nuk duhet t’u shërbejmë kinezëve në një pjatë argjendi,” tha Hardt për gazetën Die Welt.

Sipas raportimit të NDR dhe WDR, marrëveshja do të miratohej automatikisht nëse qeveria nuk ndërhyn deri në fund të tetorit.

Kohët e fundit qarkullojnë zëra se Scholz po planifikon të vizitojë Kinën në fillim të nëntorit.

Kina është një partner kryesor tregtar për Gjermaninë, veçanërisht për industrinë e saj të automobilave.

Por marrëdhënia është tensionuar vitet e fundit nga politika e rreptë e Kinës mbi pandeminë e COVID 19, përshkallëzimin e tensioneve me Tajvanin dhe shqetësimet për çështjet e të drejtave të njeriut në rajonin me shumicë myslimane të Xinjiang.

Shumë zyrtarë në Gjermani, përfshi Ministren e Jashtme Annalena Baerbock, kanë bërë thirrje për më shumë kujdes në tregtinë me Kinën, duke paralajmëruar se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të mësojë nga përkeqësimi i marrëdhënieve të saj me Rusinë.

Por Scholz deri më tani nuk i është bashkuar këtyre zërave dhe madje ka këmbëngulur në mbajtjen e një samiti biznesi me Kinën.

“Ne nuk duhet të shkëputemi nga disa vende, ne duhet të vazhdojmë të bëjmë biznes me vende individuale — dhe do të përmend në mënyrë të veçantë, gjithashtu me Kinën,” tha ai.

You Might Also Like

Ukraina nuk është e interesuar për negociata me Rusinë pa diskutuar një armëpushim

Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës

SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

A është larguar Netanyahu nga Izraeli: Aeroplani i “Krahëve të Sionit” në ajër, i ndjekur nga një eskortë ushtarake

Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Akademi shkencore me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Shtjefën Gjeçovit

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Osmani në takim me Hovenier, dialogu dhe Asociacioni temë diskutimi
Johanna Diemel: Evropa duhet t’i marrë seriozisht protestat në Serbi
Salcë domatesh në barbecue siç nuk e keni provuar kurrë më parë
Polonia mbyll konsullatën ruse në Poznan. Rusia: Përgjigja jonë do të jetë e dhimbshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?