Në fillim të nëntorit 2023, kryeministri shqiptar Rama dhe homologu i tij italian, Djordja Meloni, nënshkruan një marrëveshje mikpritjeje që tejkalon të gjitha të mëparshmet: Shqipëria pranoi të vendosë emigrantët nga Mesdheu në qendrat e pritjes në emër të Italisë, ku autoritetet italiane do kontrollojnë dhe vendosin për kërkesat e tyre për të marrë azil. Dhe nëse nuk kanë të drejtë azili, atëherë për kthimin e tyre të shpejtë në vendet e tyre të origjinës. Italia regjistroi mbërritjen e 145,000 refugjatëve vetëm në vitin 2023, shumica e të cilëve erdhën me varka përtej Detit Mesdhe.
Kampet do të krijohen në dy lokacione në bregdet, në veri të Shqipërisë. Parashikohet që marrëveshja të zgjasë pesë vjet dhe që Shqipëria të pranojë çdo vit deri në 3000 emigrantë që udhëtojnë përmes Detit Mesdhe drejt Italisë. Nuk u zbuluan më shumë detaje, por Rama foli sërish për mikpritjen tradicionale shqiptare si arsye. Është veçanërisht e paqartë se çfarë do të ndodhë me ata të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, pasi Shqipëria nuk ka marrëveshje riatdhesimi me vendet afrikane apo aziatike.
Seancat në Gjykatën Kushtetuese
Ndërsa publiku në Shqipëri, si dhe shumë vëzhgues të huaj, ende kërkonin shpjegime se pse Shqipëria pranoi një marrëveshje të tillë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ndaloi përkohësisht projektin. Kjo ka ndodhur në dhjetor 2023. Një grup deputetësh të opozitës kanë bërë më parë një padi me arsyetimin se Rama e ka lidhur marrëveshjen pa pëlqimin e parlamentit.
Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancat që kanë nisur këtë të enjte, më 18 janar, në të cilat do të merret vendimi përfundimtar për marrëveshjen. Seancat dëgjimore nuk janë publike. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se kërkon të marrë një vendim pas përfundimit të seancës javën e ardhshme – data e caktuar është 24 janari 2024.
Sipas Dorian Matljija, avokat dhe kreu i organizatës joqeveritare shqiptare Res Publica, marrëveshja abuzon me parimin e ekstraterritorialitetit. “Në rastin konkret, një pjesë e Shqipërisë bëhet territor italian”. Kjo zakonisht vlen vetëm për ambasadat, domethënë për zona shumë të vogla që nuk mund të pranojnë një numër të madh emigrantësh. Në ambasada stafi është i akredituar, por këtu po flasim për njerëz për të cilët nuk dini asgjë”, tha Matljija për DW.
Arjan Dirmishi, ekspert i sigurisë dhe drejtues i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me qendër në Tiranë, kritikon mungesën e plotë të transparencës në marrëveshjen e migracionit. Për momentin, nuk dihen pothuajse asnjë detaj se si do të trajtohen emigrantët, si për shembull nëse lejohen të largohen nga kampi apo nëse realisht janë të internuar. “Gjithçka është krejtësisht e paqartë”, thotë Dirmishi për DW.
Italia e Albania oggi firmano un importante protocollo d'intesa che si pone gli obiettivi di contrastare il traffico di esseri umani e prevenire i flussi migratori irregolari. Uno storico accordo per il quale voglio ringraziare il Primo Ministro @ediramaal e l’intero governo… pic.twitter.com/1EhVUMfHGn
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) November 6, 2023
Një precedent që do të inkurajojë vendet e tjera të BE-së?
Eksperti ligjor Matljija shpreson se Gjykata Kushtetuese do ta shpallë të pavlefshme marrëveshjen. Ndryshe, siç druhet ai, mund të bëhet precedent, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera evropiane. “Kriza e refugjatëve në Evropë po përkeqësohet,” thotë Matljija, “dhe kjo mund të nënkuptojë se vendet e tjera të BE-së do të ndjekin të njëjtën rrugë.”
Në Gjermani, për shembull, marrëveshja tashmë ka marrë njëfarë miratimi. Së fundmi, kreu i Unionit Kristian Social Bavarez (CSU), Markus Zeder, u shpreh pozitivisht për marrëveshjen, duke thënë se ajo është “një model i mundshëm për Evropën”.
Në fakt, një marrëveshje e tillë mes BE-së dhe një shteti evropian jashtë BE-së nuk është planifikuar kurrë më parë. Por është diku tjetër. Britania e Madhe, përkatësisht, prej kohësh dëshiron të lidhë një marrëveshje për dëbimin me Ruandën. Kontrata e parë u shpall e paligjshme nga Gjykata e Lartë e Britanisë në nëntor 2023, por kryeministri Rishi Sunak që atëherë ka përfunduar një marrëveshje të re dhe ka prezantuar projektligje për ta bërë të mundur. Ai u miratua nga shumica e deputetëve në Dhomën e Komunave Britanike.
Meloni dhe Rama tashmë po përfitojnë
Ndërsa Ruanda ka marrë tashmë rreth 160 milionë euro për marrëveshjen në fund të vitit 2023, në rastin e Italisë dhe Shqipërisë është e paqartë nëse dhe sa para do të arrijnë në Tiranë.
Por, pavarësisht nëse marrëveshja do të zbatohet në një moment apo jo, krerët e qeverive të dy vendeve tashmë kanë përfituar: Giorgia Meloni ka dëshmuar brenda vendit se është në gjendje të veprojë e pavarur nga BE-ja dhe, nëse është e nevojshme, edhe në mënyrë të pavarur në politika ndaj refugjatëve. Nga ana tjetër, Edi Rama, i cili kritikohet gjithnjë e më shumë jashtë vendit për stilin e tij autoritar të qeverisjes dhe fuqinë në rritje që ka, mund të tregojë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në politikën e jashtme dhe në këtë mënyrë të largojë vëmendjen nga zhvillimet antidemokratike në vendin e tij.
DW