By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri sllovak paralajmëron veto ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeministri sllovak paralajmëron veto ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO
Rajon / Botë

Kryeministri sllovak paralajmëron veto ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 5:03 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Kryeministri sllovak Robert Fico, ka bërë të ditur të hënën se do ta njoftojë homologun e tij ukrainas Denys Shmyhal, se vendi i tij do ta kundërshtojë pranimin e Ukrainës në NATO.

Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës nuk do të thotë “asgjë tjetër veçse bazë për Luftën e Tretë Botërore”.

Fico është duke u përgatitur të udhëtojë në Ukrainë, më 24 janar, për të takuar kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal për bisedime në qytetin kufitar ukrainas Uzhhorod.

Një arsye për vizitë është ndihma shtesë për Ukrainën, ndonëse në një intervistë për televizionin sllovak, më 20 janar, Fico ka thënë se ta bëjë të qartë qëndrimin sllovak mbi synimin e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s.

“Unë do t’i them [Shmyhalit] se jam kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se do të vendos veton ndaj saj”, ka thënë Fico, duke shtuar se nëse Ukraina do të ishte në NATO, “do të nxiteshin vazhdimisht disa konflikte” dhe “po të ndodhë një herë përplasja mes Rusisë dhe një shteti anëtar të NATO-s, do të kemi një luftë botërore”.

Në korrik të vitit të kaluar, NATO-ja ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Ukraina një ditë do të bëhet anëtare e aleancës.

Vendet anëtare kanë votuar për të thjeshtësuar rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit, siç është heqja e kërkesës për një plan veprimi për anëtarësim.

Alenca, po ashtu, ka formuar Këshillin NATO-Ukrainë për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy palëve.

Megjithatë, disa vende anëtare kanë mëdyshje se kur duhet ta pranojnë Ukrainën në NATO.

Sllovakia, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2004, ka qenë prej kohësh një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës, në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

Por, kur Qeveria e majtë nacionaliste e Ficos, e ka marrë pushtetin në tetor të vitit të kaluar, Sllovakia ka vendosur të mos furnizojë Kievin me armë.

Mes tjerash në intervistë, Fico ka pretenduar se Ukraina nuk është vend i pavarur dhe sovran, pasi që, sipas tij, ajo është “nën ndikimin dhe kontrollin total të Shteteve të Bashkuara”.

Kjo deklaratë përbën një pretendim të rremë që Rusia e ka përsëritur vazhdimisht.

Fico ka thënë, mes tjerash, se vizita e tij është shumë e rëndësishme për të dhe do të jetë i interesuar të dëgjojë se çfarë zgjidhje ka Ukraina për t’i dhënë fund luftës, sepse, sipas tij, politika aktuale do të thotë “të kesh 200,000 njerëz të tjerë të vdekur”.

Ai beson se është i nevojshëm një lloj kompromisi për t’iu dhënë fund luftimeve, duke theksuar se “do të jetë shumë i dhimbshëm për të dyja palët”.

Sa i përket synimit të Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Fico ka thënë se Sllovakia e përkrah Kievin në këtë drejtim.

“Unë do t’i them [Shmyhalit] se ne i respektojmë ata, por ata duhet t’i plotësojnë kushtet”.

Lidhur me takimet e tij në Ukrainë, Fico ka thënë se t’iu tregojë zyrtarëve ukrainas se vendi i tyre është “një nga vendet më të korruptuara në botë”, duke ngritur pikëpyetje se sa nga ndihmat që merr vendi, “humben ose kanalizohen drejt disa strukturave kriminale”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NATO sot me udheheqes te ri

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Donald Trump i rikthehet fushatës pas Kuvendit Kombëtar Republikan
Osmani: Ngritja e statusit të Kosovës në Frankofoni, triumf i vlerave
Biden lehtëson rrugën për shtetësi për gati 500.000 bashkëshortë të amerikanëve
Pesë pikat kryesore nga takimi Biden-Xi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?