By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !
December 9, 2023
Abdixhiku tregon përbërjen e re të kryesisë së LDK-së
December 9, 2023
Kurti: Filluam me qeverisje të mirë, duke luftuar korrupsionin
December 9, 2023
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
December 9, 2023
Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani
December 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla i uron rrugë të mbarë Kica – Xhelilit, Peci thumbon Veliun në Podujevë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla i uron rrugë të mbarë Kica – Xhelilit, Peci thumbon Veliun në Podujevë
Ballina 1LajmePolitikë

Gërvalla i uron rrugë të mbarë Kica – Xhelilit, Peci thumbon Veliun në Podujevë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/11 at 10:48 PM
Kosova Times Published September 11, 2022
Share
SHARE

Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, për herë të parë ka komentuar largimin e deputetes Doarsa Kica – Xhelili.

Gërvalla tha se bashkë me presidenten Osmani e kanë identifikuar Kica – Xhelilin si një person inteligjent, teksa shtoi se votat i ka marrë në kuadër të Listës Guxo.

“Në bazë të deklaratave të saj në të kaluarën Doarsa Kica kishte lënë të nënkuptonte që ajo çfarë ajo kërkon në politikë përputhet me atë çfarë mund të ofrojë Lista jonë. Zonja Kica është e rritur, është nënë. Duhet të dijë vet vendimet që i merr. Unë një gjë mund të them, e tha edhe kryetari i sapo zgjedhur i Listës Guxo në Llap, e ardhmja u takon atyre që guxojnë”, është shprehur Gërvalla, shkruan Raporto24.

Tutje, ajo tha se nuk mjafton vetëm inteligjenca e ambicia, por duhet edhe qëndrueshmëria, ku si shembull e ka marrë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, teksa Kica – Xhelilit i ka uruar rrugë të mbarë.

“Presidentja Osmani ka treguar deri sot ndoshta më qartë se gjithkush tjetër në Kosovë, që nuk mjafton vetëm të duash, por duhet edhe të tregosh që qëndron besnik të gjitha premtimeve dhe qëndrimeve të tua, parimeve të tua. Nëse zonja Kica mendon se diku tjetër e gjen më mirë, unë i uroj punë të mbarë dhe udhë të mbarë, por unë shumë besoj që partia Guxo jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen me opsionin e saj, me ofertën e saj politike do të arrijë të bashkoj shumë të rinj, shumë të reja, shumë profesionistë të fushave të ndryshme dhe do të dëshmojë që kthesa e vërtetë në Kosovë, ndodh me partinë Guxo”, është shprehur Gërvalla.

E, kryetari tjetër i Guxo, Faton Peci, ka thumbuar tash deputeten e larguar, Doarsa Kicën bashkë me deputetin e LDK-së, Agim Veliu, duke thënë se të gjithë ata që duan ta devijojnë vullnetin politik të qytetarëve, mesazhin më të mirë e marring nga ta.

“Të gjithë ata që dëshirojnë ta devijojnë vullnetin politik të qytetarëve, e njëri nga ta ka qenë nga Podujeva e ka marrë mesazhin e mirë të qytetarëve tanë, dhe nga ajo fazë ka fillu procesi i ndryshimeve rrënjësore në Kosovë, dhe mënyrën e konceptimit të politikbërjes në Kosovës, për shkak se çdo herë matësi më i mirë ose barometri kryesor i ndryshimeve në vend është besimi qytetar”, është shprehur Peci.

You Might Also Like

Abdixhiku tregon përbërjen e re të kryesisë së LDK-së

Kurti: Filluam me qeverisje të mirë, duke luftuar korrupsionin

SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë

Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani

Lajçak: Mirëpres nënshkrimin e kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit

Kosova Times September 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?