By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Ukraina dhe Rusia, të interesuara për një zonë të sigurt në Zaporizhja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > OKB: Ukraina dhe Rusia, të interesuara për një zonë të sigurt në Zaporizhja
Ballina 2Rajon / Botë

OKB: Ukraina dhe Rusia, të interesuara për një zonë të sigurt në Zaporizhja

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 3:19 PM
Kosova Times Published September 12, 2022
Share
SHARE

Ukraina dhe Rusia kanë shprehur interesim lidhur me propozimin e prezantuar nga agjencia bërthamore e OKB-së për krijimin e një zone të sigurt përreth centralit bërthamor të Zaporizhjës.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se të dy shtetet po bashkëpunojnë me agjencinë dhe po parashtrojnë pyetje për këtë ide.

Krijimi i një zone të sigurt ka për qëllim të parandalojë aktivitetet ushtarake, sikurse granatimet që kanë dëmtuar linjat elektrike të centralit dhe kanë vënë në rrezik sigurinë në Zaporizhja, tha Grossi gjatë një konference për media në Vjenë më 12 shtator.

Rusia mori nën kontroll centralin e Zaporizhjës pak kohë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Deklaratat e Grossit erdhën një ditë pasi Enerhoatom, që është përgjegjës për centralin, tha se reaktori i fundit, që ishte funksional, është fikur për shkaqe sigurie.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se një linjë rezervë elektrike që lidhet me centralin është rregulluar, duke i ofruar uzinës elektricitet për të përfunduar procesin e mbylljes dhe në të njëjtën kohë për të parandaluar rrezikun e ndonjë fatkeqësie bërthamore.

Më 7 shtator, autoritetet ukrainase u bën thirrje banorëve në afërsi të centralit që të evakuohen për shkaqe sigurie.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike më 11 shtator, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se pushtimi i centralit nga forcat ruse është arsyeja se pse është vënë në rrezik siguria e uzinës. Por, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini, gjatë kësaj bisede Putin ka fajësuar forcat ukrainase për rrezikun në Zaporizhja.

Luftimet përreth centralit – që është më i madhi në Evropë – kanë rritur shqetësimet për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se po tenton që të marrë me forcë kontrollin e centralit, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kievi.

Ukraina dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë për vendosjen e armatimeve të rënda në central, duke e ditur fare mirë se Ukraina nuk do të përgjigjet me zjarr. Moska mohon këto akuza dhe u ka rezistuar thirrjeve për çarmatosjen e zonës me qëllim që të shmanget një katastrofë mjedisore.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times September 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aliu dhe Vakali flasin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë

Kosova Times Kosova Times November 14, 2023
Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve pushimet në Shqipëri do t’u kushtojnë deri 20% më lirë
Lajçak: Zgjerimi nuk ndodh automatikisht, duhet punë
Pavel Durov njoftoi integrimin e AI të Elon Musk në Telegram
Aktakuzë kundër një personi për kanosje të një deputeti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?