By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gaza: Dy të vdekur në bastisjen e kishës, Ati Romanelli i plagosur. Meloni: “Sulmet janë të papranueshme
July 17, 2025
Osmani takon përfaqësuesen e SHBA-së: Synojmë kapituj të rinj bashkëpunimi
July 17, 2025
Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së
July 17, 2025
Thaçi e Krasniqi thërrasin dëshmitarë, Veseli e Selimi jo
July 17, 2025
Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet më 22 korrik
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngreh dyshime për manipulim të provave brenda ShKK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngreh dyshime për manipulim të provave brenda ShKK-së
Ballina 1Lajme

Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngreh dyshime për manipulim të provave brenda ShKK-së

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 12:52 PM
Kosova Times Published September 12, 2022
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka prezantuar të gjeturat e raportit të Inspektoratit të MD-së lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të LVV-së i cili kishte ndërruar jetë më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Haxhiu tha se që nga marrja e detyrës si ministre nga zyrtar të ndryshëm kanë pranuar informata të ndryshme lidhur me përfshirjen e personave përgjegjës në këtë rast.

“Për të sqaruar zbatimin e procedurave brenda Shërbimit Korrektues, nëse zyrtarët kanë zbatuar përgjegjësitë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi, kam kërkuar inspektim nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se të gjeturat e raportit jepin dyshime se rasti ka pasur tendenca të manipulohet.

“Raporti adreson këto shkelje: Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj te zyrtarët Ylber Topalli, Urim Buleshkaj dhe anëtarë nga Komisioni i ShKK-së, përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave. Incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i MD-së dhe zyrtarët e ShKK janë marrë para se ato ti merrte polica, pra nga data 5  kur ka ndodhur rasti dhe data 6,7 nëntor 2016. Është e çuditshme që zyrtarët e ShKK dhe kryeinspektori i MD-së kanë marrë incizimet e kamerave para policisë. Sipas legjislacionit në fuqi në rast të ndonjë veprimi me natyrës penale autoriteti kompetent për marrjen e incizimeve është policia”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se më tej sipas raportit të inspektoratit, kryeinspektori në vitin 2016 ka nxjerr dy raporte kontradiktore në lidhur me rastin.

“Në raportin  e parë të datës 14.11.2016 të kryeinspektorit thuhet se po bëhet inspektim i jashtëzakonshëm duke e cilësuar rastin si vetëvrasje, duke tejkaluar kështu kompetencat ligjore sepse kryeinspektori dhe inspektorati i MD nuk ka të drejtë të japë cilësime nëse është vrasje apo vetëvrasje.  Ndërsa në raportin e dytë të datës 21.11.2016 thuhet se po bëhet inspektim me rastin e vdekjes. Këto dy raporte janë nënshkruar nga kryeinspektori Ylber Topalli, ku raportin e datës 14 e mohon që ekziston si i tillë dhe poashtu mendoj që i takon organeve të ndjekjes nëse ky raport është i falsifikuar apo kryeinspektori nuk po e thotë të vërtetën”, u shpreh Haxhiu.

Ministrja Haxhiu shtoi se Inspektorati i MD-së ka trajtuar edhe shqiptimin e masave ndaj personave përgjegjës dhe transferet e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ku në vend të suspendimit të menjëhershëm të stafit përgjegjës ata kanë vazhduar të jenë punë deri më 21 nëntor 2016, gjë që kanë lënë hapësirë për manipulim të provave.

“Është e çuditshme dhe e paprecedentë që dëshmitari kryesor Naser Makolli është transferuar në Lipjan më 9 dhjetor ku paraprakisht ishin transferuar edhe oficerët me masën disiplinore të transferimit, i cili më pas ndërroi jetë aty. Mbi bazën e këtij raporti konstatohen veprime kontradiktore dhe lë dyshime të mëdha për manipulim të provave”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se raportin bashkë me dokumentet përcjellëse do ta dërgojë te kryeprokurori i Shteti, dhe i njëjti gjithashtu do të dërgohet të organet përgjegjëse që kanë autorizime për shqiptimin e masave ndaj akterve të përfshirë në këtë raport.

“Ministria e Drejtësisë nuk është përgjegjëse për të hetuar rastin, për këtë është kompetente Prokuroria Speciale”, tha Haxhiu.

Ministrja theksoi se publikimi i video incizimeve nga kamerat e sigurisë brenda burgut ka qenë veprim i paprecedentë dhe duhet të adresohet se kusht kanë qenë personat përgjegjës që i kanë shpërndarë.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është gjetur i vdekur më 5 nëntor të vitit 2016, brenda qelisë së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

You Might Also Like

Osmani takon përfaqësuesen e SHBA-së: Synojmë kapituj të rinj bashkëpunimi

Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Thaçi e Krasniqi thërrasin dëshmitarë, Veseli e Selimi jo

Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet më 22 korrik

Haxhiu: Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, i habitshëm

Kosova Times September 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdohet masa afirmative për regjistrimin e pa pagesë të pronës edhe në emrin e gruas

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Hakerët kinezë depërtojnë në sistemin e përgjimeve amerikane
James Rubin në rajon nga sot për luftën kundër dezinformatave ruse
Von der Leyen takon sot liderët e Ballkanit Perëndimor
Ukrainasit po negociojnë me njerëzit e Trump. “Kiev është gati për paqe, me një kusht”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?