Një korrespondente e Radios Evropa e Lirë i ka vizituar skenat e shkatërrimit, gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, për të parë se çfarë ka ndryshuar.
Dikur

Tash

Beteja për Kievin nisi më 24 shkurt. Trupat ruse iu afruan pallatit presidencial deri në 8 kilometra largësi.
Dikur

Tash

Më 1 mars, raketat ruse goditën kullën televizive në Dorohozhiçi. Si rezultat i sulmit, pesë njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.
Dikur

Tash

Si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev, janë dëmtuar më shumë se 200 ndërtesa banimi dhe 70 objekte infrastrukturore.
Dikur

Tash

Para fillimit të pushtimit, autoritetet në Kiev thanë se metroja e kryeqytetit ishte vendstrehimi më i mirë në rast të sulmeve. Pas 24 shkurtit, aty janë strehuar qindra njerëz. Tani, ajo duket ashtu siç dukej para se të niste lufta.
Dikur

Tash

Në mars, ushtarët hapnin llogore dhe vendosnin barrikada në rrugët e Kievit. Në gusht u mbajt një ekspozitë në qiell të hapur e autoblindave të shkatërruara ruse.
Dikur

Tash

“Ushtar rus, vafsh në djall!” shkruhej në këtë pllakat, më 1 mars. Në gusht, u vendos një pllakat me një pjesëtar të shërbimeve të emergjencës.
Dikur

Tash

Teksa luftimet u intensifikuan, njëra ndër betejat më të ashpra u zhvillua në Irpin, një qytezë që ndodhet 25 kilometra në veriperëndim të Kievit.
Dikur

Tash

Më 27 shkurt, forcat ruse hynë në Buça. Forcat ukrainase e shkatërruan këtë kolonë autoblindash dhe frenuan avancimin e tyre, por qyteza më pas u okupua. Kur forcat ukrainase e çliruan atë në prill, rrugët ishin plot me trupa të pajetë të civilëve të masakruar nga forcat ruse.
Dikur

Tash

Makarivi u gjend nën okupim për 34 ditë – nga 27 shkurti deri më 1 prill. Sipas kreut të fshatit Makariv, Vadym Tokarov, rreth 40 për qind e infrastrukturës në fshat është shkatërruar.
Dikur

Tash

Makarivi ndodhej në vijën e frontit, dhe u gjend nën sulme të vazhdueshme me artileri, tanke dhe raketa.
Dikur

Tash

Gjatë okupimit të Irpinit, u vranë mbi 200 civilë, ka thënë kryetari Oleksandr Markushyn. Më 28 mars, qyteti u çlirua plotësisht.
Dikur

Tash

Për të frenuar avancimin e trupave ruse drejt Kievit, tri ura u hodhën në erë në rajonin e Kievit, përfshirë urën mbi lumin e Irpinit. Po kjo urë u përdor nga njerëzit për t’i ikur luftimeve.
Dikur

Tash

Borodianka ishte njëra ndër qytezat më të prekura në ditët e hershme të pushtimit rus.
Dikur

Tash

Ish-kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka thënë se Borodianka ka qenë vendi i masakrave më të rënda të civilëve në rajonin e Kievit gjatë okupimit rus.
Dikur

Tash

Të shtënat me artileri, sulmet me raketa dhe betejat rrugore shkaktuan shkatërrim masiv në Borodianka.




