By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim
November 15, 2025
Kurti: Koha e mbështetjes për Kosovën
November 15, 2025
Rizoto me kungull
November 15, 2025
Dëmtohen vagonët e trenit në Han të Elezit ,‘Trainkos’ kërkon hetim
November 15, 2025
Flan me kungull
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy gazetarë rusë ikin nga Moska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dy gazetarë rusë ikin nga Moska
Ballina 2Rajon / Botë

Dy gazetarë rusë ikin nga Moska

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 1:34 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

Gazetarët rusë, Viktor Zyrjanov dhe Sergei Nosov, janë larguar nga Rusia.

Ata kanë ikur nga Moska pasi shtëpitë e tyre u kontrolluan javën e kaluar si pjesë e një hetimi kundër ish-deputetit të arratisur, Ilya Ponomaryov, i cili aktualisht banon në Ukrainë.

Zyryanov i tha Radios Evropa e Lirë më 12 shtator se ai dhe Nosov tani janë në Gjeorgji.

Hetuesit rusë thonë se dy gazetarët janë të lidhur me një kanal në YouTube të Ponomaryovit, përmes të cilit ai ka kritikuar Rusinë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që të armatosen dhe të luftojnë kundër autoriteteve në vend.

“Sipas të gjitha gjasave, ata na lidhën me hetimin kundër Ponomaryovit për shkak të qëndrimit tonë kundër luftës, dhe ngase gjithmonë shkruajmë dhe themi atë që mendojmë se është e nevojshme ta themi”.

“Ne planifikojmë të kthehemi kur regjimi fashist të bjerë në Rusi. Ne do të përpiqemi ta përshpejtojmë atë proces”, tha Zyrjanov.

Ai tha gjithashtu se nuk e di statusin e tij zyrtar në këtë rast, pasi shtëpia e tij u kontrollua derisa ai ishte jashtë, duke shtuar se të gjitha llogaritë e tij bankare ishin ngrirë.

Një numër gjithnjë e në rritje i rusëve po ndiqen penalisht në bazë të ligjeve të reja që kanë për qëllim të mbysin kritikat ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë, ishte arrestuar në korrik dhe mund të përballet me 10 vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak”.

You Might Also Like

Anëtarët e Alternativës për Gjermaninë (AfD) morën pjesë në simpoziumin e Rusisë së Bashkuar në Soçi

Ukraina thotë se ka goditur Hekurudhën Trans-Siberiane ikonike të Rusisë

VIDEO Rusia po shkatërron sistematikisht hekurudhat ukrainase. “Ata po synojnë makinistët e trenave”

Kongresmenët Meeks dhe Keating kërkojnë një përgjigje nga Rubio: Pse u hoqën sanksionet kundër Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij?

Të shtëna me armë në Serbi, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kamberi: Organet shtetërore të Serbisë po ndërhyjnë në zgjedhjet lokale

Kosova Times Kosova Times May 31, 2024
Rrëzohet helikopteri në Angli. Një 70-vjeçar humbi jetën, një fëmijë mes të plagosurve
Horoskopi ditor për 8 Mars 2025!
Aktakuzë për vjedhjen e mbi 3 kg ari në Prizren
Krasniqi: Pajaziti, Zejnullahu e Hoxha, burim frymëzimi për liri e pavarësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?